Maqedonasi kapet me 700 kg drogë në Shqipëri

Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës.

Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës “Daf” para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari.

Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve.

Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda.

Përveç maqedonasit të arrestuar, Kiril F. (35) policia po heton pas tre personave të tjerë.

In : Aktuale

Loading...
loading...