Maqedonasit po punësohen si shqiptarë, dikush po heshtë?!

Naser Pajaziti


Çfarë po ndodhë kjo katrahurë para syve tanë. Punësohen maqedonas duke u deklaruar si shqiptarë për ta arrit përfaqësimin e shqiptarëve mbi 20 % nëpër institucionet e shtetit. Kjo dukuri është shkelje brutale e ligjit dhe përfaqësimit të shqiptarëve që ka rënë nën 20 %.

Derisa kuadro të mirëfilltë dhe të rinj rrijnë pa punë dhe po ikin jashtë vendit, për çdo ditë hasen konkurse ku ndër kushtet e atyre që duhet pranuar është të jetë shqiptar. Nëse vazhdon ky trend atëherë do të arrihet që të realizohet përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet e vendit, por vetëm pa shqiptarë. Kjo duhet parandaluar derisa është bërë apo nuk është bërë vonë! Një thirrje publike atyre që kanë mandatin e popullit: Mos heshtni këtë dukuri, sepse po vrisni mundësitë, sakfrificat dhe të ardhmen e brezave të rinj dhe familjeve të tyre!Dokumenti nga Infomax që zbulon edhe emrat


Loading...
loading...