Maqedonia e Kosova më fetaret në rajon, Shqipëria e fundit

Maqedonia prin në rajon për nga fetarizmi, ndërsa ndiqet nga Kosova. E fundit në këtë aspekt del të jetë Shqipëria. Shtetet e Ballkanit llogariten të jenë vendet me popullsinë më fetare në Evropë, madje ata vetë deklarohen si të tillë. Interesante, është radhitja e Shqipërisë. Ajo radhitet e fundit në rajon për nga deklarimi i popullsisë për fe. Vetëm 39% e banorëve shqiptarë deklarohen fetarë. Por, ajo që bie në sy, është se Kosova zë vendin e dytë në këtë radhitje. Kosovarët janë vetëdeklaruar si fetarë më shumë se shumica e vendeve të rajonit. Në Kosovë, 83% e popullsisë është deklaruar si fetare. Ndërkohë, vetëm Maqedonia e ka kaluar Kosovën, e cila prinë në rajon për nga fetarizmi i popullsisë. Mbi 88% e popullsisë në Maqedoni janë fetarë. Madje, Maqedonia e Kosova dalin të jenë më fetare se Turqia. Në shtetin turk 79% e banorëve janë deklaruar të tillë. (koha.mk)

StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...