Maqedonia e varur nga interneti!

Në Maqedoni internet shfrytëzojnë 1.503.000 njerëz apo 72,2 për qind e popullatës, ndërsa një milionë janë të kyçur në rrjetin social Fejsbuk, tregojnë të dhënat e ueb sajtit të specializuar “Internet uorld stat”.

Nga vendet e rajonit, më shumë se qytetarët e Maqedonisë përdorin internetin në Slloveni (75.5 për qind) dhe në Kroaci (74.4 për qind). Pas Maqedonisë renditen Mali i Zi (69.9 për qind), BeH (69.3), Greqia (69.1), Serbia (67.1), Shqipëria (66.4) dhe Bullgaria (59.8 për qind).StrugaLajmStrugaLajm

Në Evropë, internet përdorin 659.6 milionë njerëz, ndërsa  Fejsbuk 343.2 milionë. Rrjeti global onlajn më shumë përdoret në Islandë dhe në Norvegji, pothuajse 100 për qind e banorëve, kurse më pak përdorues të internetit ka në Ukrainë 52.5 për qind.StrugaLajm

Sipas Internet uorld stat, në botë ka 3.88 miliardë përdorues të internetit, ose 51.7 përqind e popullsisë së përgjithshme të botës, ndërsa 1.7 miliardë njerëz kanë profile në Fejsbuk.

In : Aktuale

Loading...
loading...