Maqedonia e Veriut hyn në borxh të ri prej 125 milionë euro

Banka Botërore me hua prej 125 milion euro do t’i ndihmojë shtetit ta përforcojë qëndrueshmërinë e financave publike dhe ta përmirësojë konkurrencën e tregut. Huaja është aprovuar nga ana e Bordit të drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore. Prej atje informojnë se me huan për politika zhvillimore do të mbështeten reformat të drejtuara ndaj përmirësimit të menaxhimit dhe transparencës së financave publike dhe konsumit më efikas publik.

“Huaja mbështet reforma në energjetikë përmes liberalizimit të sektorit energjetik dhe përforcim të burimeve ripërtëritëse. Gjithashtu, i përmirëson furnizimet publike përmes rritjes së qasjes së ofertuesve nga sektori privat në tenderë publikë dhe përforcim të konkurrencës së tregut, si dhe përmes vendosjes së inspektimeve bazuar në rreziqe të cilat do ta ulin kohën të cilat kompanitë e kalojnë në punë me inspektimet”, sqaron Banka Botërore në kumtesën e sotme. Sipas drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Linda Van Gelder, konkurrenca fiskale është me rëndësi vitale për mbështetjen në rritje afatgjatë. “Gradualisht konsolidimi fiskal dhe reformat në konkurrencë të mbështetura përmes këtij operacioni kanë për qëllim ta përforcojnë besimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe ta përshpejtojnë rritjen afatgjatë”, thotë Van Gelder.