Maqedonia e Veriut sikur Koreja e Veriut

Bekim Qoku

Heshtja dhe ulja e kokës për shkak se sistemi i rrënuar i shëndetësisë nuk ka kapacitete minimale për të trajtuar të prekurit me virusin Korona, është veçse miratim dhe ulje koke para abuzimeve dhe vjedhjeve të parave publike në të kaluarën. Dhe më poshtëruese është fakti, se pas krizës do kemi një qeveri me kokën lart, krenare për menaxhimin e shkëlqyer të krizës. Menaxhim që është zbatuar vetëm në shtetet totalitare si në Kinë dhe Korenë e Veriut, duke e mbajtur mbyllur e në izolim total tërë shtetin.

Bindja e popullatës në mënyrë robotike ndaj masave totalitare të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është dëshmi dhe simptomë e një shoqërie pa vetëdije demokratike, pa kujtesë kolektive dhe historike, pa shoqëri civile, pa të ardhme.StrugaLajm

Është e kuptueshme t’i bindesh një qeverie të një shteti që ka punuar në vazhdimësi e ka bërë maksimumin e mundshëm të ndërtojë një sistem shëndetësor për nevojat e qytetarëve të tij. Ta zëmë, nuk e kam të vështirë t’i bindem udhëzimeve të qeverisë së Merkelit, sepse ajo po thotë se shteti ynë ka një sistem shëndetësor funksional për të përballuar epideminë ndër më të mirët e shteteve të botës.StrugaLajm

Por t’i bindesh udhëzimeve të Bujar Osmanit – pa asnjë kundërshti – figurës të dytë të qeverisë, atij që është nën hetime për raste të ndryshme korrupsioni sa ishte ministër shëndetësie, e në poste tjera, për kurdisje tenderash, për abuzim me fonde publike, me të cilat sot do të kishim një shërbim shumë më të mirë, dhe s’do kishim nevojë të jetonim si në burg, është turpi i kësaj shoqërie aktuale demokratike.
Bujari sot del e flet me syrin çel, sepse e di ai që nuk do ndëshkohet për gjithë fajet e krimet dhe për dhimbjet që ia ka shkaktuar qytetarëve. Njëjtë edhe Talat Xhaferri flet me syrin bakër. Edhe ai e di shumë mirë, sepse është i sigurt se do ta votojnë të ngratët e Strugës, Ohrit, Resnjës përfaqësuesin e tyre nga Gostivari, i cili sa qe kryetar Kuvendi më shumë respektoi Ali Ahmetin që e la në baltë ditën e votimit të tij në kuvend sesa Ziadin Selën që qëndroi aty dhe gati e vranë.

Pra, në qoftë se qytetarët e një vendi ulin kokën në këtë krizë, sepse qeveritë e kaluara kanë vjedhur paret e tyre në vend që t’i investojnë nëpër spitale publike, në pajisjet e spitaleve, nëpër fakultetet e mjekësisë, në rrogat e mjekëve, për t’u pasuruar vetë, për t’i çuar fëmijët e tyre në shkollat më të mira jashtë shtetit, për t’i shëruar familjarët nëpër spitalet private në vend e jashtë vendit, ndërkohë që në të vjedhurit e të degdisurit, të nëpërkëmburit e të poshtëruarit të ulim kokën e t’u bindemi masave të tyre, këto janë fakte për shqetësim dhe pesimizëm.


Loading...
loading...