Maqedonia është e obliguar të filloj përgatitjet për regjistrim

Maqedonia tani 16 vjet nuk ka realizuar regjistrimin e popullsisë dhe kjo në vazhdimësi ka hapur debate me kërkesën për realizimin e këtij operacioni statistikor, jo vetëm që të dihet numri i popullatës, por edhe për planifikimin e politikave ekonomike, arsimore, sociale si edhe të nevojave tjera, ashtu siç veprohet thuajse në të gjitha shtetet në botë.

Regjistrimi i fundit është realizuar në vitin 2002, që u shoqërua me debate të shumta lidhur me përqindjen e popullatës shqiptare, e cila rezultoi të jetë 25.17 për qind. Nga numri i përgjithshëm dhe në bazë të kësaj përqindjeje, u përcaktuan edhe dispozitat kushtetuese mbi të drejtat e bashkësive etnike.

Tentim për regjistrimin e popullsisë kishte dhjetë vjet më vonë, në vitin 2012, por që nuk arriti të përfundojë pikërisht për shkak të përplasjeve nëse duhet ose jo të përfshihet në regjistrim edhe diaspora, që në rast se lihej jashtë, siç kërkonte pala maqedonase, rrezikonte që përqindja e shqiptarëve të binte në mënyrë të ndjeshme.StrugaLajmStrugaLajm

Nga Qeveria shprehen të përkushtuar për realizimin e regjistrimit, por nuk japin detaje konkrete se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Një proces tjetër i realizuar, ai i regjistrit të popullatës, sipas Qeverisë, “nuk nënkupton edhe regjistrimin e popullatës, por se do të shërbejë vetëm për nevoja tjera të institucioneve”.StrugaLajm

Ish-drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Donço Gerasimovski thotë se gjatë këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm, duhet të miratohen Ligji për regjistrim, që më pas të përgatiten materialet metodologjike dhe më së voni në vitin 2020 të bëhet regjistrimi i popullsisë.

“Edhe vendi ynë si çdo shtet anëtar i OKB-së është i obliguar të fillojë me përgatitjet për regjistrim, kushtet teknike ekzistojnë. Qeveria dëshiron të ketë regjistrim duke marrë parasysh nevojën për realizimin e projektimeve të saj, e që shumë prej tyre varen jo vetëm nga numri i popullatës, por edhe të dhëna tjera që dalin nga regjistrimi, si arsimimi, gjendja ekonomike e sociale, shtrirja gjeografike e faktorë të tjerë”, thotë Gerasimovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...