Maqedonia një eksperiment politik, ndërsa qytetarët kavje

Bekim Qoku

IRJM definitivisht është një eksperiment politik ndërsa ne jemi subjekte eksperimenti, kavjet në të. StrugaLajm

Dy janë mënyrat e daljes nga ky vendeksperimenti: O braktisja, arratisja nga ky vend o po duhet angazhuar shumë seriozisht dhe radikalisht për të ndryshuar këtë gjendje eksperimentimi. StrugaLajm

Tre janë kategoritë përfituese të këtij eksperimenti:
– Të parët janë shtetet e huaja që IRJM-në e përdorin për multitaskting, si për të kënaqur disa ambasadorë të dorës së tretë, për t’i stërvitur agjentët e tyre, për të bërë lojëra dhe pazare gjeostrategjike e gjeopolitike etj etj etj. lista mund të jetë shumë e gjatë dhe komplotiste natyrisht;
– Janë oligarkët apo bizneset që neve subjekteve eksperimentuese na perceptojnë si klientë, pra si pare.
– Dhe kategoria e fundit janë më të ndyrët, janë politikanët e papërgjegjshëm që qytetarin e shohin vetëm si vote.
Por kurrkush nga këta dhe në asnjë mënyrë nuk na sheh apo trajton si qytetarë apo si qenie njerëzore.


Loading...
loading...