Maqedonia,shteti që të detyron të bëhesh vrasës!

Nga Bekim Adili
Unë jam shteti,ky ka qenë stili me të cilin është qeveris ky vend që nga koha kur u fali Tito regjimeve maqedonase, e që pushtetarët autoritarë duke marrë për model regjimet vrastare ndaj shqiptarëve edhe në historin e re të këtij shteti të pas viteve 90–ta,në llogjikën e tyre instaluan pushtete nëpërmjet të cilave mbijetonin duke diksriminuar shqiptarët.Si rrjedhojë e till ka qenë mendësia e gjyqësorit për të cilët jeta e shqiptarit nuk vlente asgjë,e ku shembuj të till nga drejtësia e këtij shteti kemi pafund,por që dëshmia më e mirë për fat të keq është fundërrina e ditëve tona nga kjo shkollë gjyqësie,e cila fali një kreminel që quhet Boban Iliq,i cili në sytë e shumë njerëzve dhe objektivave të fokusit të celularëve okularë, shtypi me veturën e tij duke i marrë jetën një fëmije të pafajshëm siqë ishte Almiri vogël,vetëm se babai i tij nuk i lejojë të hyjë pa respektuar radhën në vizit te mjeku, këtij monstre,i cili mesa duket është me origjinë sërbe, e të cilët nga e kaluara janë mësuar që shqiptarët ti shohin vetëm si robër të tyre, e që për marrjen e jetës së një shqiptari mos japin llogari, argument i cili fatkeqësisht u demonstrua edhe në ditët e sotme nga gjyqësori këtij shteti që për shqiptarët është shëndrruar në xhelat.

Në këto rrethana lind pyetja,vallë si mund ta ndjej veten të nesërmen prindëri apo të afërmit e Almirit të vogël,kur ta shikojnë veten përball kriminelit Boban, i cili në vend të pendesës shqiptarëve ju tregojë gishtin e mesëm.Natyrshëm e jo për fajin e të atit të Almirit (larg qoftë), por që rastet nga e kalaura na mësojnë, se si pasojë e ndjenjës prindërore në këto rrethana të detyron të bëhesh vrasës,si kundërpesh e një veprimi hakmarrës,e ku nga raste të ngjajshme shqiptarët në të kaluarën e afërt kanë vuajtur dyfish.Nga njëra anë për humbjen e një jete,e nga ana tjetër edhe për burgimin e përjetshëm që kanë vuajtur në burgje nga dënimi i po të njëjtave gjykata,e ku ligjet nuk kan vlejt njësoj për të gjithë qytetarët e regjimeve antishqiptare.StrugaLajmStrugaLajm

Nga ana tjetër duke qenë gazetarë e që profesioni që ushtroj më obligon që analizën time ta bazoj edhe në skenar të nëntokës,nuk përjashtoj që një nga mundësit e lirimit të kriminelit Boban mund të jetë bazuar duke patur për qëllim ky regjim që të defokusojë vëmendjen e qytetarëve maqedonas nga ligji i zyrtarizimit të gjuhës shqipe,me iden për të treguar se sërish zotër të këtij shteti ngelen maqedonasit.Së dyti mund të jenë qarqe të interesuara që nëpërmjet këtij vendimi të nxisin revolta te shqiptarët, të cilat shërbimet jo mike të këtij shteti do ti shfrytëzojnë për një destabilizim të mundshëm të situatës, në pragë të pritjes së një marrëveshje për emrin e si rrjedhojë të antarësimit të vendit në NATO. E së treti njëri nga skenarët e mundshëm është edhe për të përball faktorin politik shqiptarë në qeveri përpara një sfide e cila kërkon një menaxhim nga ku do të peshohet vendosmëria e saj në vendosjen e drejtësisë apo reagimi subjektit qeverisës shqiptarë do të mjaftoj vetëm me një deklarat nga ku dënohet ky vendim i gjykatës,kur Ministri Drejtësis është vetë nga radhët e subjektit shqiptarë.Lëshim i cili nëse ndodh nga përfaqësimi ynë,fare lehtësisht në emër të vendosjes së shtetit ligjorë,mund të shfrytëzohet kjo situat nga Kryeministri Zaev,i cili më pas duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi në fjalë për vrasjen e Almirit të vogël,si në shumë raste tjera të përfitojë simpatin te shqiptarët,e ku si rrjedhojë e këtij veprimi të shtojë gjithnjë e më shumë votat e elektoratit tonë,fenomen tejet shqetsues që po e mbjell në mendësin e qytetarëve të zakonshëm, jo nga aftësia e dinakëris së liderit të LSDM-së,aq sa për faj të paaftësis së klasës sonë politike.StrugaLajm

Sido që të jetë,ajo që unë gjykojë për momentin është që me dinjitet,maturi, e pa rënë në grackën e asnjë skenari të huaj,është që në radhë të parë subjekti ynë shqiptarë në qeveri të kërkojë rivendosjen e drejtësis me çdo kushtë për Almirin e vogël.Ndërsa subjektet opozitare shqiptare të mos dënojnë vetëm deklarativishtë këtë vendim gjykate,por bashkë me shoqërin civile e qytetar të revoltuar,por që ndjejn peshën e vendosjes së drejtësis në këtë vend,të dalin në 21 mars e të protestojnë qetësisht por me vendosmëri të plotë deri në arritjen e vendosjes së drejtësis,pse jo duke ushtruar presion jo vetëm ndaj qeverisë,por të kërkojnë mbështetje edhe te faktori ndërkombëtarë,që bashkë me rastin e drejtësis së Almirit të parashtrohen edhe kërkesa të ngjashme të padrejtësive që u janë shqiptuar njerëzve tanë për afera të ndryshme të sajuara,e për të cilat në burgjet e këtij vendi ende dergjen pafajësisht shumë shqiptarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...