Maqedonisë vetëm barazia e plotë e popullit shqiptar i hap perspektivë europiane

Abdulla Mehmeti

Gjeneratat e reja të shqiptarëve në Maqedoni, që ta kuptojnë mirë, saktë dhe drejtë realitetin e sotëm politik, u duhet t’i lexojnë referatet, deklaratat, diskutimet dhe materialet nga kongreset dhe tubimet tjera të ish Partisë Komuniste të Maqedonisë, nga periudha 1944 deri më 1990, të cilat janë përplot liri dhe barazi mes kombeve dhe kombësive, me vëllazërim-bashkim mes tyre, me arritje kolosale në sferën ekonomike e sociale, në arsim dhe kulturë, me informim në gjuhën amtare, me përfshirje të drejtë dhe të barabartë të kuadrove shqiptarë në Komitetin Qendror të partisë së atëhershme, me udhëheqës në organet më të larta të pushtetit republikan dhe atij federativ, në Shkup e Beograd.

Shqiptarët atëkohë kanë qenë bartës edhe të funksioneve më të larta, nga komunat deri në kryesinë e shtetit federativ: me kryetarë shqiptarë të ish Federatës Jugosllave, kryetarë të Komitetit Qendror të partisë komuniste të atëhershme jugosllave, me kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministra, zëvendësministra, ambasadorë, kryetarë të komunave, kryetar shqiptar të Sindikatave të Jugosllavisë (nga Tetova), kryetar të Odës së Bashkësive Lokale në nivel federativ (kuadër nga Gostivari), deputetë në Kuvendin Republikan dhe të Kuvendin Federativ (nga Tetova dhe qytetet tjera shqiptare në Maqedoni), me shefa të sigurimit të shtetit në të gjitha nivelet, policë dhe agjentë…

Disa shqiptarëve u lejohej atëkohë edhe të hapin bizneset e veta private anekënd Jugosllavisë, të pasurohen, të jenë të lumtur dhe të jetojnë si në përralla…vetëm të deklarohen me përkatësi kombëtare si ,,jugosllavë”, jo si shqiptarë, ta harrojnë dalëngadalë identitetin, gjuhën, historinë, kombin dhe të drejtën për shtetin e tyre, si në Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare nën ish Jugosllavi!

Por, si ishin shumica e shqiptarëve nën regjimin komunist jugosllav? Ata jetonin me ëndrrën për liri dhe të drejta kombëtare të mohuara, si edhe sot.StrugaLajm

Prandaj, mos u besoni edhe më tej këtyre përrallave komuniste! Ndryshimi ka emër, ka formë dhe përmbajtje, që fatkeqësisht ende nuk duket as në horizont!

Dhe, mos harroni: Këshilli i Europës ka miratuar së paku 2 Rezoluata për dënimin e krimeve të komunizmit, të atij regjimi që u hodhi hi syve shqiptarëve për afër gjysmë shekulli, siç u hodhi shqiptarëve hi syve edhe pushteti në Maqedoni, nga viti 1990 e deri më sot. Pa pastruar me të kaluarën nuk ndërtohet e ardhmja!StrugaLajm

Shqiptarët në Maqedoni edhe sot jetojnë me ëndrra koministe, me fëmijtë e atij regjimi në pushtet, me filozofinë e atij regjimi në ndërtimin e shtetit dhe funksionimin e organeve të pushtetit.

Maqedonia tanimë është shtet i pavarur, sovran, por jo edhe shtet demokratik, shtet i së drejtës, shtet ligjor, shtet i popujve të barabartë, siç edhe është krijuar nga brezat e mëparshëm, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë.

Shqiptarët vazhdojnë ende të trajtohen si pakicë në këtë shtet dhe, në përputhje me këtë koncept, ata trajtohen si të tillë në të gjitha sferat e jetës, në ekonomi, politikë, shtetndërtim, qeverisje, diplomaci, në udhëheqjen e pushtetit vendor, në arsim, kulturë dhe të gjitha sferat e jetës.

Pa njohjen e statusit të shqiptarëve si popull shtetformues, element konstituiv i shtetit, jo si pakicë kombëtare, meqë janë i vetmi popull autokton, jetojnë në vazhdimësi historike në trojet e veta etnike dhe përbëjnë shumicë të konsiderueshme në këtë shtet, të gjitha përpjekjet për tejkalimin e krizave politike në këtë shtet do të jenë të kota dhe të dështuara.

Sa më parë që ta kuptojnë këtë faktorët politikë udhëheqës të pushtetit në Maqedoni, aq më mirë do të jetë për shtetin dhe qytetarët e tij, për të ardhmen europiane dhe perspektivën euroatlantike të tij. Mos humbni shansin, mos humbni kohë dhe mos pritni këtë t’ua thonë hapur përfaqësuesit ndërkombëtarë, sepse ata presin të vjelin fruta të pjekura, jo sallata jeshile nga subjektet politike me dije amatore për parimet e demokracisë, politikën dhe shtetndërtimin!


Loading...
loading...