MARDHËNIET SHQIPTARE-SRBE PARA ZGJIDHJES?

Xhevdet Nasufi/strugalajm

Jugosllavia si shtet multietnik natyrshëm përjetoi prishjen pasi multietniciteti u konvertua me dhunë dhe presion në srbizim.Ky presion dhe dhunë së pari filloi të gjeneroi si denigrim patologjik kundër shqiptarëve gjë e cila solli në shkallën e padurueshmërisë marëdhëniet shqiptare-srbe.
Ishte karakteristike se edhe marëdhëniet kroate-srbe kishin ngarkesa dhe armiqësi të theksuara,por gjithsesi jo me intenzitetin dhe urrejtjen që srbët kishin-anë kundër shqiptarëve.Marëdhëniet kroate-srbe u çtensionuan dhe u rregulluan dhe definuan përfundimisht pas “ollujes” sponzorizuar nga shteti Gjerman.Për fat të mirë edhe Kosova në sponzorizim të amerikanëve promovoi pavarsin e dëshiruar me shtetësi,por jo edhe sovranitetin e plot teritorial dhe përmbajtsor,krahasuar me Kroacin.Marëdhëniet shqiptare- srbe edhe në tej mbeten në rafshin e armiqsisë dhe kanosje reale e paqës.Krahas kësaj,mbeti pezull edhe paqartësia për zgjidhjen përfundimtare të raporteve shqiptare-srbe që pritet të ndodh së shpejti.
Indikacionet inkurajuese i fuqishëm për këtë së fundit ishte letra e presidentit Tramp dy presidentëve,të Kosovës dhe Srbisë,por një çik hije mbi te hodhi ardhja e Putinit më 17 janar në Beograd. Pra,prezenca gjithnjë më e madhe dhe më aktive e Rusisë në këtë proçes pajtimi mes shqiptarëve dhe srbëve vetvetiu ngre hijen e pasigurisë për shkak të ideve dhe konceprit antidemokratik të Putinit dhe putinizmit,por edhe politikës antishqiptare të tij.Pra faktorizimi eventual i Rusisë në këtë proçes nuk duhet të ket përkrahjen e Kosovës,pos nëse qëndrimet e saj jan në përputhje me të drejtën e çdo populli dhe kombi për vetvendosje.
Pra,letra e Trampit dhe faktorizimi aksidental rusë në funksion të pavarsisë të konfirmuar edhe ndërkombëtarisht të Kosovës, shenjtarizon marëveshjen historike shqiptare-srbe që duhet të ndodh së shpejti.E tërë kjo përfundimisht do të paqësonte dy popujt më në numër në Ballkan,që historikisht jan armiqësuar për shkak të pretendimit srb ti çfaros,ose më së pakti ti dëboi shqiptarët nga trojet e veta etnike.
Paqësimi shqiptaro-srb është me rëndësi jo vetëm për të dy popujt,por për tërë rajonin e më gjërë.Gjithsesi kjo marëveshje e pritshme nuk duhet kursesi të përcillet me viktizim.apo kurbanizim,në veçanti ndaj Kosovës,e cila edhe gjer tani ka qenë e viktimizuar për shkak të Srbisë që nga koha e çubrilloviqëve dhe cveiqëve e këndej.Pra,kompromisi eventual që duhet ta inaguroi marveshjen historike nuk mundet të dëmtoi pavarsin dhe integritetin komplementar të Kosovës,sepse Srbija ska çka të humb.Maksimalizimi i skajshëm i të pavertetave që Srbia çdo ditë i lançon në mënyrë agresive,pa hamendim duhet të bashkrenditen me të vërtetën historike srbomadhe dhe të vendosen në arkiven e Srbisë pushtuese.E tërë kjo duhet bërë në interes të së ardhmes progresiste të të dy popujve,pa taksa shtesë dhe padrejtësi,në bashkëpunim bilateral të mirbalncuar.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...