Mark Zuckerberg: Po vjen fundi i smartfonëve dhe TV

Mark Zuckerberg, krijuesi i rrjetit më të madh social në botë Facebook, dëshiron të heqë krejtësisht ekranet nga jeta e njerëzve dhe t’i zëvendësojë ata me syze speciale.
Në konferencën vjetore të Facebookut për zhvilluesit, F8, Zuckerberg ka thënë se kompania ka nisur përpjekjet për ndërtimin e syzeve të mençura për smartfonë, kamera e ekrane. Qëllimi kryesor është që të kemi një pajisje që i zëvendëson të gjitha ato.

“Ne të gjithë dëshirojmë syze apo edhe lente që duken e janë normale, por që na lejojnë që të shohim të gjithë informacionet e objektet dixhitale në jetën reale”, ka thënë Zuckerberg.StrugaLajmStrugaLajm

Facebook nuk është kompania e vetme që është duke eksploruar me syzet AR, pasi Apple, Google, Microsoft, Snap e Magic Leap që të gjitha këto janë të fokusuara që të prodhojnë produkte të ngjashme.StrugaLajm

Dhe si duket të gjitha kanë të njëjtin qëllim: heqjen e ekraneve nga jeta e njerëzve dhe të ofrojnë një pajisje që zëvendëson ato, raporton “buisness insider”.Screenshot_20170420-201100_01


Loading...
loading...