“Martesa më naive në Zvicër”

Disa ditë pas divorcimit, Yolenda dhe Werner kurorëzohen me një çift tjetër nga Kosova, të cilët po ashtu ishin shkurorëzuar. Yolenda kurorëzohet me Zenunin, 35-vjeçar, ndërsa Werner martohet me Bukurien, 34-vjeçare. Problemi fillon kur dy ish-bashkëshortët zviceranë në shkurt të vitit 2016, dorëzojnë një kërkesë në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë për bashkim familjar me ish-çiftin kosovar.

Për këtë, shkruan Blick.ch, kjo mund të quhet martesa më naive në Zvicër. Yolanda dhe Werner dënohen me gjobë për martesat e tyre me kosovarët. Gjykimet ndaj çiftit në Zvicër kanë marrë formë të prerë, tashmë. Por, Werner A. Ka thënë për Blick se pavarësisht dënimit nuk do të ndalet nga synimi për të marrë çiftin kosovar në Zvicër. “Ne nuk dorëzohemi dhe duam një fund të lumtur”, ka thënë Werner.

In : Rajoni

Loading...
loading...