Mbi 300 mijë të infektuar në SHBA/ Trump: Do të ketë shumë të vdekur

SHBA-ja qëndron në vendin e parë në botë për numrin më të lartë të të infektuarve. 311,637 persona janë prekur dhe 8,454 kanë humbur jetën nga COVID-19. Ndërkohë, 14.828 janë shëruar.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi që të përgatiten për javën më vdekjeprurëse, pasi, sipas tij, vendi do të përballet me dy javët më kritike të pandemisë. “Do të ketë shumë të vdekur”, tha Trump. Vendet e goditura më rëndë si New Yorku dhe Kalifornia do t’iu mundësohen të gjitha mjetet e nevojshme dhe personeli ushtarak për të luftuar virusin.StrugaLajmStrugaLajm

Ekspertët mjekësor kanë paralajmëruar se deri në 240 mijë persona mund të humbin jetën nga kjo pandemi edhe nëse zbatohen masat e izolimit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...