Mbyllja e bastoreve uli numrin dhunës në familje!

Koronavirusi në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë nuk ndikoi në rritjen e dhunës në familje – përkundrazi. Këtë e theksojnë institucionet kompetente në Dibër, të cilët thonë se në krahasim me vitet tjera, ky problem social në kohë karantine nuk erdhi në shprehje edhe pse në nivel shtetëror ka një rritje të dhunës në familjes gjatë pandemisë. Punonjësi social që merret me problematikën e dhunës në familje në Qendrën për punë sociale në Dibër, Ismail Mersimoski, thotë për gazetën KOHA se në katër muajt e par ë të këtij viti është regjistruar vetëm një rast i dhunës në familje. Dhuna në familje viteve të kaluara ka qenë shumë më e lart si në Dibër, ashtu edhe në Qendër Zhupë. Në vitet 2017, 2018 dhe 2019, mesatarisht kanë qenë të evidentuar nga 8 deri në 10 raste, kurse në katër muajt e parë të këtij viti – dhuna ka qenë mesatarisht nga katër raste.

“Në Dibër dhe Qendër Zhupë është interesant të theksohet se situata me karantinën nuk ka ndikuar në rritjen e problemit social siç është dhuna në familje. Ky problem shoqëror është prezent në numër më të madh në qytete të tjera të vendit”, thotë Mersimoski. Të dhënat e institucionit tonë, vazhdon më tej ai, tregojnë se viteve të kaluara – shkaqet kryesore për paraqitjen e dhunës në familje ka qenë bixhozi dhe përdorimi i alkoolit. Mersimosi thotë se mbyllja e bastoreve dhe kazinove ka ndikuar pozitivisht edhe në uljen rapide të dhunës në familje. Por, duke dhënë sqarime rreth kësaj dukurie negative në shoqëri, bashkëbiseduesi i jonë thekson se meqë Dibra është një qytet i vogël në të cilin vazhdon të jetë prezent jeta tradicionale, kjo dukuri ka të bëjë edhe me tabu temën që vazhdon të jetë prezent – fshehjen e dhunës. Një pjesë e theksuar e bashkëshorteve vazhdojnë të fshehin dhunën, prandaj duhet vlerësuar se rastet e paraqitura të viktimave të dhunës familjare nuk janë reale me situatën objektive.StrugaLajm

Në Gjykatën Themelore të Dibrës në lidhje me lëndët në sferën e dhunës në familjes biseduam me kryetarin të kësaj gjykate, Ilir Iseni. Ai tha se në këtë institucion gjykohen rastet pas aktakuzave që bëjnë viktimat të dhunës në institucionet kompetente. Vitin e kaluar, në këtë gjykatë kanë përfunduar tre lëndë të dhunës në familje, kurse sivjet në periudhën janar- maj, dy lëndë. Problemi i dhunës në familje me një vëmendje të veçantë është trajtuar edhe nga shoqatat qytetare. Në projektet e ndryshme dhe anketimet që kanë realizuar këto shoqata, thuhet se problemi social i dhunës në familje ende fshihet nga shumë familje ku ka dhunë. Ka raste kur edhe pas paraqitjes të viktimës – kryesisht gruas, pas një kohë të shkurtër ajo për shkaqe të ndryshme tërheq kërkesën për të ngritur aktpadi. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...