Më 18 dhe 19 qershor, afati i parë për regjistrimin në shkollat e mesme

Në shkollat e mesme publike të vendit të hënën dhe të martën, 18 dhe 19 qershor, do të bëhen paraqitjet dhe regjistrimet e para të nxënësve për vitin shkollor 2018/2019 gjatë afatit të regjistrimit në qershor.

Rang-lista me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor. Testimi kualifikues do të organizohet më 22 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 25 qershor.

Paraqitjet dhe regjistrimet e dyta për nxënësit në qershor do të kryhet më 28 qershor, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen ditën e ardhshme, më 29 qershor.

Sipas konkursit të cilin MASH e publikoi në mars, nxënësit mund të përzgjedhin gjimnazin, arsimin profesional (arsimin teknik – me kohëzgjatje prej katër vite dhe dy vite), arsimi i mesëm artistik dhe arsimi i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Paraqitjet dhe regjistrimet e nxënësve në afatin e gushtit do të jenë më 23 gusht.

In : Aktuale

Loading...
loading...