Me 200 km në orë për t’i shpëtuar policisë, vdes shqiptari 

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë në rajonin e Lombardisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së dielës. 3 shqiptarët, të cilët kishin kryer një grabitje, po tentonin t’i iknin policisë italiane duke ecur me shpejtësi të lartë në automjetin e tipit “BMW”.StrugaLajmStrugaLajm

Por drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës, ndërsa shpejtësia e mjetit sipas mediave italiane, i kalonte 200 kilometrat në orë.StrugaLajm

Shqiptari që humbi jetën është identifikuar si A.K 31 vjeç. Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhe disa ambulanca. Ndërkohë, pas kontrollit në mjetin e aksidentuar, policia ka zbuluar mijëra euro të grabitura si dhe disa bizhuteri.

In : Aktuale

Loading...
loading...