Më 21 prill Maqedonia shkon në zgjedhje

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shpalli mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni. Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj të këtij viti, informon INA.

“I bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të sillen ashtu sic do ligji dhe normat ligjore. Qytetarët të nderuar unë jam i bindur se të gjithë palët e përfshira do të jenë të përgjegjshme për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike”, theksoi kryeparlamentari Xhaferi.StrugaLajm

Derisa janë shpallur zgjedhjet presidenciale, asnjë nga partitë politike dhe koalicionet nuk kanë shpallur kandidatët për president. LSDM theksoi se shpallja e kandidatit të tyre për president do të bëhet e ditur në Kongresin partiak të 3 marsit. Ndërsa nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se kandidati i tyre do të shpallet më 16 shkurt në konventën partiake. Kandidatë të tyre pritet të shpallin edhe partitë politike shqiptare, të cilët deri tani nuk kanë ndonjë kandidat të përbashkët. Për herë të parë në zgjedhjet presidenciale me kandidatë të tyre pritet të dalin edhe partitë e pakicave, si ajo rome dhe turke, por megjithatë këto parti nuk kanë përjashtuar koalicionime. Mandati i presidentit aktual Gjorgje Ivanov skadon më 12 maj. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...