Më falni, a është nëna juaj shqiptare?

 

Vallë, a do të them që nëna ime është shqiptare ose nuk është? Njëjtë, sikurse para njëzet viteve, nuk do të përgjigjem. Madje, nëse dikush dëshiron të kuptojë diçka për historinë time familjare, duhet vetëm të hapë librin tim autobiografik “Foshnja nga katrani – Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare 1991-1993”…

Nga Denko MALEVSKI

Një gazetar i denjë, i ri nga “Nezavisen Vesnik”, me një ndjenjë të sikletshëm në zë, më kërkon falje se po më shqetëson në ora 16, për të vërtetuar një lajm që kishte të bënte me mua. Domethënë, në numrin e nesërm, gazeta e tij publikon informatën për bisedimet mes BDI-së dhe LSDM-së për kandidatin konsensual për kryetar. Nga ajo që e kuptova, LSDM ka propozuar emra të disa kandidatëve, por BDI i ka refuzuar me arsyetimin se asnjëri prej kandidatëve të propozuar, siç është shprehur gazetari, nuk ka patur “tel shqiptari”. Nga BDI kanë konsideruar se unë e përmbushë edhe atë kriter, me “telin”, mendoj. Më vjen shumë rendë, thotë i riu, por a është nëna e juaj shqiptare, e lindur në Korçë?StrugaLajmStrugaLajm

Ajo, “më vjen shumë rendë”, më befasoi këndshëm dhe më çarmatosi, kështu që vazhdova bisedën edhe disa minuta duke i treguar për kohërat kur për herë të parë doli ai lajm në një kolumnë në gazetën “Dnevnik” kushtuar mua, të shkruar nga një kolegu im i dashur, Gjorgji Marjanoviq. Edhe atëherë, para njëzet viteve, nuk i jam përgjigjur pohimeve në kolumnë se unë po angazhohem për të drejtat e shqiptarëve, sepse nëna ime është shqiptare. Kam menduar se, në kontekstin politik në të cilin përdoret, është e pakëndshme që t’i përgjigjem në pyetjeje të tillë.StrugaLajm

Nëse është e vërtetë, çka nga ajo, nëse nuk është e vërtetë, arsyetohem? Para kujt, dhe pse? Madje, të gjithë së pari jemi njerëz, e pastaj shqiptarë dhe maqedonas. Por, rrëfimi mori hovin dhe vazhdoi me kalimin e kohës.

Pranoj, do të vihesha përfundimisht në siklet nëse do të jepja përgjigje të drejtpërdrejtë të asaj pyetje kur dëgjova, jo vetëm maqedonasit e shfrytëzojnë për të më “diskredituar” para kombit të tyre, por edhe shqiptarët për të më “afirmuar” tek të vetët. Por, u përmbajta. Vallë, a do të them që nëna ime është shqiptare ose nuk është? Njëjtë, sikurse para njëzet viteve, nuk do të përgjigjem. Madje, nëse dikush dëshiron të kuptojë diçka për historinë time familjare, duhet vetëm të hapë librin tim autobiografik “Foshnja nga katrani – Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare 1991-1993” dhe atje shkruan çdo gjë. Kam dashur të tregoj diçka për historinë time familjare dhe e kam shkruar, pikërisht sepse askush nuk më ka thirrur. Secili që do të lexojë të paktën ato faqe të librit, do të gjejë përgjigjen për nënën time. Ndërsa pyetjes së gazetarëve ose pyetjes së ndonjë partie politike “nëse nëna ime është shqiptare”, në kontekst të çfarëdo zgjedhjeve, qofshin ato edhe presidenciale, do të vazhdoj të mos përgjigjem.

(Marrë nga Plusinfo, përkthyer nga koha.mk)


Loading...
loading...