Më mirë ministri për flija se për burek, përputhet me stilin e punës të BDI-së!

Flija përgatitet në stilin: vendose një rend në tepsi dhe shko lirisht grahi gjumë sepse ke kohë të mjaftueshme të bësh një sy gjumë të mirë deri në rendin tjetër. Në parimin e gatimit të flijës deri tani BDI ka vepruar edhe me realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Parlament dhe Qeveri.

Nga EJUP BERISHA

Bashkimit demokratik për Integrim në vend të hapjes së Ministrisë për Byrek i propozoj që ta hap një Ministri tjetër. Pra këtij subjekti politik i propozoj hapjen e Ministrisë për Flija. Jo për shkak të brendit, sa për shkak të ngadalsisë me të cilën përgatitet ky ushqim tradicional shqiptar. Flija përgatitet në stilin vendose një rend në tepsi dhe shko lirisht grahi gjumë sepse ke kohë të mjaftueshme të bësh një sy gjumë të mirë deri në rendin tjetër.StrugaLajmStrugaLajm

Në parimin e gatimit të flijës deri tani BDI ka vepruar edhe me realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Parlament dhe Qeveri. Kështu, ajo përherë ka shtruar një rend kërkesash dhe ia ka futur gjumit. Bile nuk ka bërë vetëm një sy gjumë, por ky subjekt politik pas parashtrimit të një rendi kërkesash me marrëveshjen e Ohrit nga gjumi më nuk është zgjuar asnjëherë të sheh se si po shkon pjekja e flisë por e ka lënë të digjet shumë atë bile e ka bërë shkrumb e hi të njëjtën. Prandaj me këtë rast e dogji edhe afatin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit gjë që u paraqit nevoja për Platformën e Tiranës. Prandaj është gabim formimi I Ministrisë së Byrekut nga ana e BDI-së por le të formohet Ministria e Flijave siç thashë.StrugaLajm

Sepse byreku bëhet shpejtë. Nuk besoj që BDI ka afinitete dhe aftësi të bëj këso ushqimi, sepse ajo gjithmonë shqiptarëve u ka ofruar ushqim pa shije bile edhe të djegur të bërë shkrumb e hi.


Loading...
loading...