Reklamo ketu



Më mirë të më marr malli, se mos flej netëve pa gjumë nga halli!

Medine Halimi-Strugalajm

Sa herë largohesha nuk e shikoja dot rrugën, nga lotët.. Kërkoja falje në heshtje, falje që e braktisa! Mendoja me vete si do jetoja aq larg, larg saj (larg vendlinjdes)?! Dhe pastaj fillova mos ta dua më veten për zgjedhjen time. Sa shumë paskam gabuar! Në fakt e paskam shpëtuar veten.. Dje për gjatë gjithë rrugës jam vetëpyetur se si paskam jetuar për gjithë ato vite atje?!! Dakord! Fëmijëria ishte e bukur, po për aq kohë sa nuk e dinim sesi i‘u desh prindërve të mij, me mish dhe shpirt të na rrisnin. Babi i detyruar të emigronte sa andej-këndej, dhe mami të punonte në çdo minut të ditës pa u ndaluar, bile edhe netëve të vona, duke qëndisur punë dore për t‘i shitur dhe për të na siguruar jetën.. Kështu bënin të gjithë njerzit e ndershëm atje, punë që të nxirrnin shpirtin për bukën e gojës.. Sot ata njerëz kërkojn ikjen, se atje nuk ka vlerë më asgjë. Ai vend ka mbetur në dorën e të ligëve. Prandaj po degradon! -O Zot, e gjithë jeta e shqiptarve, veçanërisht të Maqedonis rotullohet rreth dasmave.. Një ose dy vite përpara fillojn të mendojn se si do duken tek dasma e filanit. Në këtë budallallik marrim pjesë edhe ne, një grup grash „budallaçka dhe të lodhura„. Jo nga dëshira jonë, por vetëm t‘iu shpëtojm fjalëve të njerzve intelektual, racional dhe të mençur që na rrethojn, duke na hedhur nga goja në gojë.. „Hë këta gjase prej gurbeti dhe nuk kanë 1000 denar për një frizur!!“ -Dukate, dukate, dukate.. Rruza, ylla, pulla, perla, aksesor, vëth me gur diamanti prej te pazari, këpuc me tela dhe gur të çmueshëm të ardhura nga Shutka e Shkupit! Kurora mbretëreshash me „kristal“.. Fustane të blerë me qindra euro vetëm e vetëm që Adilica, Shebritica, Nevruzica dhe mijëra Icat e tjera të thonë: „Uuu ç‘paska veshur Filanica“.! Njerëz që nuk kanë dy lidhje me botën! Mos u ofendoni po zini mend!!! Mjaft punuat si kafsh, e kur të shkoni në Maqedoni gjatë sezonit të dasmave t‘i derdhni parat tek këngëtarët dhe muzikantët.. Duhet ta dini njëherë e mirë që dasmori i ka paguar sa qimet e kokës, po të keni aq para, sa për t‘i hedhur, jepjani dhëndrit dhe nuses.. Kush e di nga sa halle do i shpëtoni! Na keni bërë të na vij keq që na duhet të shfrytëzojm, tre javë pushimi atje.. Dje kur arrita këtu ku jetoj, ndjeva të më çlirohej shpirti bashkë me frymëmarrjen.. U ndjeva e lumtur që paskam zgjedhur këtë vend, të paktën për të rritur tim bir! Sepse unë e di që nuk do më duhet të qendis në mesnatë, që të nesërmen t‘ia kem siguruar bukën e gojës! Dhe nuk me vjen hiç hiç që paskam ikur, as juve të tjerve mos t‘iu vij. Sepse ne nuk e kemi braktisur atë vend, por njerzit dhe sistemin e shkatërruar, udhëheqësit egoist të atij vendi.. Unë jam e sigurt që nëse një ditë ai vend do ketë nevoj për ne, ne të gjithë do të kthehemi..