Më në fund: Fillojnë reshjet e borës nëpër Kosovë

Pas paralajmërimeve të shumta nga meteorologët (ç’kemi, Sylë Tahirsylaj!), më në fund erdhi dita: Po bie borë nëpër Kosovë.

Reshjet e borës kanë nisur në pjesë të ndryshme të vendit, në natën e së martës.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, aktualisht ka reshje të dendura bore.

Borë po bie në këto çaste edhe në Rugovë, në veriperëndim të qytetit të Pejës.

Edhe në Gjilan po bie borë aktualisht. Pamje nga fshati Zhegër tregojnë se tashmë është krijuar një shtresë bore.

Sipas shërbimit të meteorologjisë Prishtina Weather, reshjet e borës po i sjell cikloni “Petra”, që sonte po kalon mbi rajon.

Loading...
loading...











Loading…


loading…