Me pasaportë të Maqedonisë pa viza në 123 vende të botës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë pa viza 123 vende në botë, tregon raporti për vitin 2019 të kompanisë konsultuese zvicerane “Henli end partners”.

Pasaporta e Maqedonisë, sipas indeksit të “Henli end partners”, është renditur në vendin e 46-të në botë.
Vendi më mirë i pozicionuar në rajon është Greqia në vendin e gjashtë dhe me pasaportën e saj pa viza mund të shkohet në 183 shtete.

Me pasaportë sllovene lirshëm udhëtohet në 179 vende, me bullgare në 168, me kroate në 167, me serbe në 131, me malazeze në 122, me atë të Bosnjë e Hercegovinës në, me shqiptare në 113 vende, ndërsa me pasaportë turke në 110 vende.StrugaLajm

Pasaporta më të fuqishme kanë Japonia dhe Singapori, me ato mund të udhëtohet pa viza në 189 vende në botë. Në një vend më pak mund të udhëtojnë gjermanët, finlandezët dhe shtetasit e Koresë së Jugut.StrugaLajm

Në fund të listës janë Siria, Iraku dhe Afganistani, shtetasit e të cilëve lirshëm mund të udhëtojnë vetëm në 20 vende të botës.

Kompania konsultuese zvicerane “Henli end partners” i rendit pasaportat sipas asaj sa vende mund të vizitohen pa vizë.


Loading...
loading...