Me shkas !!! Vikend interesant reflektues!!!

Ardian Demiri

Ditën e shtunë isha në qytetin e Prilepit R.e Maqedonisë,ndërsa të djelën në qytetin e Korçës R.e Shqipërisë.
Të dy qytètet ndonëse në shtete të ndryshme, kanë diçka tërheqëse që vazhdimisht më këthejnë përsëri për ti vizituar.Në vete kanë shumë shpirt dhe traditë.
Në të dy këto qytete kam shumë miq,kolegë dhe dashamir,dhe ju kërkoj falje që nuk i takova. Ajo që më la përshtypje nga vizita e ketyre qyteteve kësaj rradhe ishte diçka krejt tjetër nga jo që zakonisht vërej , edhe atë kujdesi respektivisht neglizhenca e ketyre shoqërive me të gjitha institucionet e tyre vis a vis diverziteteve mbrenda tyre.
Perjtej bindjeve të mia fetare,politike e tj.,kësaj rradhe nga vizita e ketyre dy qyteteve fantastike, më la përshtypje dy momente konkretisht dy objekte fetare të ndërtuara në zemrat e këtyre dy qyteteve.Katedralja “Ringjallja e Krishtit” e vendsosur në zemër të Korçës dhe Xhamia – “Çarshi Xhamia” e vendosur në zemër të Prilepit.
E para sigurisht e ndërtuar për nevojat e korçarëve si investim Grek në vitet 1992 – 95.Bukuri dhe impozance që të lë pa fjalë,qëndron aty me plot dinjitet dhe shije e që korçarët pa dallim kombi e besimi i bën të ndihen krenarë për të, dhe për vetvehten.
Me plot të drejtë Bashkia e Korçës këtë objekt kulti edhe zyrtarisht e ka futur në guidën turistike të qytetit të Korçës si destinacion turistik, me qëllim që të shërbejë nga njëra anë si ofertë turistike e qytetit , por, nga ana tjetër në sytë e të tjerëve – jokorçarë – prezenca e saj aty korçarët i paraqet si një komunitet të civilizuar, tolerant,kosmopolit e të pērkushtuar dhe komunitet që diverzitetin mbrenda vetes e kane perparësi e jo hendikep.
Dhe në fakt këtë gjë e verejta dhe e ndjeva edhe vetë sepse gjatë gjith kohës sa isha aty pranë , mbrenda dhe në oborrin e saj luanin e hidheshin femije, të rrethuar nga prinder e gjyshër të lumtur,të ri e të reja duke e mbajtur pastër sa më ska. Kjo gje edhe mua me bëri krenar,sepse fundja thash sa afër (nga pikpamja e distances) e kam ketē kulturë,edhe pse jetoj në një qytet e shtet tjetër.
Ditën e shtunë nga vizita në Prilep…më ndodhi krejt e kundërta. Në zemrën e këti qyteti të bukur e me traditë,një objekt fetar( që për mua është përtej fetares) nga koha e Osmanëve të vjetër i quajtur “Çarshi Xhamia”. Një “zonjë”e rëndë dhe e vjetër e me plot dinjitet. Ky objekt në librat e histories së sotme llogaritet si objekt fetar – Xhami Osmane më e vjetra e ndërtuar në Europë !!! e ndërtuar në kohën e Fatih Sulltan Mehmed nga Haxhi Husein në vitin 1475 !!!
Por,për dallim nga Katedralja e Korçës, ky objekt edhe pse zyrtarisht i shpallur si objekt i trashigimisë kulturore tē Maqedonisē mbrojtur me ligju, nga viti 2001 e këndej eshtë komplet i devastuar,i shkaterruar,i sakatuar,pa asnji kujdes nga askush.
Aty mbrenda e vërejta vetë që luanin e loznin femijet lypsare te Prilepit, prindērit e të cilëve kishin shtruar në mbrendinë e saj batanije e kartona letre për fjetje, urinonin e kryenin nevojat tjera fiziologjike pa pas dert për asgjë, hapësira mbrenda dhe jashta saj përplot me ferra e shkurre, e askush nuk ja kthente koken që ta sheh,edhe pse ajo vetë shaku i moshës dhe asaj që ka parë dhe kaluar për 550 vite me rradhë, të inponon respekt. Ashtu e devastuar dhe e injoruar,ajo qëndron aty plot me dinjitet. Ashtu e përjetova unë.
Menjehere e pash nëse eshtë në mapën turistike të këti qyteti…por Jo. Nuk ishte. Ska se si të ishte aty dhe kjo për dy arsye të thjeshta edhe atë sepse akti i djegjes dhe i shkatërrimit të kësaj pasurie kulturore të Maqedonisë me vlerë të paçmuar për shtetin dhe komunitetin vetvetiu është akt i ulët dhe jocivilizues, por disa here edhe më e ulët dhe jocivilizuese është lënia pas dore e kësaj “zonje” të vjetër ashtu 17 vite pas shatërrimit të saj nga ana e një shpërthimi mllefi institucional atë kohë.
Nuk do mend se ç’ka mundet të mendojë një njeri i huaj i cili për herë të parë e viziton këtë qytet pasi që e shiqon këtë fotografi të shëmtuar në zemrën e qytetit. Në shikim të pare ajo është intolerance e thellë e shoqërisë të Prilepit vis a vis diverziteteve fetare,etnike tj. mbrenda tij, por, mbi të gjitha një pakujdesi e skajshme institucionale në të gjitha nivelet.
Kjo vlerë e munguar per kaq kohë është pasuri nacionale për të gjithë komunitet në Maqedoni dhe jovetëm, e veçanërisht për qytetin e Prilepit dhe qytetarët e tij. Të gjithë munden të përfitojnë nga ai sepse ky monument historik nuk i takon specifikisht askujt. As shqiptareve,as maqedonasve,as turqeve as te tjerëve, por na takon të gjithëve ne dhe botës të qytetëruar. Kjo”zonje”e vjetër dhe rëndë e palgosur e që me aq dinjitet e palëkundur qëndron aty në të njëjtin vend për 550 vite me rradhë, as dhëmbi i kohës nuk e gërreu dot, sot rrezikon që të mos e mbijetojë neglizhencën institucionale të shtetit por jo vetëm , sepse jam thellë i bindur që sot jotoleranca e kujt do lloji nuk është arsye për mosrestaurimin e tij, por neglizhenca institucionale e të gjitha formave dhe niveleve edhe atë si është fajtore për këtë gjë..
Shoqërisë tonë të lodhur i mungon debati,i mungon mendimi ndryshe por edhe argument I shëndoshë. Askush nuk ja jep këtë, por ja japin të kundërtën.
Kjo është arsyeja se pse shoqëria jonë gjithçka pranon vetëm me inponim e jo duke pranuar argumentin nëpërmjet prizmës se “ç’ka fiton e ç’ka humb”!. Kjo vjen si rezultat i mungeses së transparences , mungesës të debatit publik për çështje të caktuara, dhe sidomos mungesës së sinqeritetit interaktiv në të gjitha format dhe nivelet. Gjithçka që bëhet…është improvizim.
Në këtë sens fillimisht i them ministrit të kulturës të R.Maqedonisë z. Ademi i cili u lëvdua se nuk paska harxhuar asnji denar nga momenti që ka marr këtë detyrë e deri sot, i them që pikërisht në këtë periudhë që nuk ka harxhuar asnjë denar për asgje ai është mëpërgjegjësi për mosrestaurimin e keti monumenti. Pikërisht nga ai duhet të ndërmeren inicijativat. Më mirë harxho dhe puno e zgjidhni këto situata apsurde për shtetin (sepse paratë publike janë për të harxhuar) sesa që përpiqeni (pa përjashtim) të fitoni simpati duke mos harxhuar mjete, e në të njejtën kohë duke mos punuar , sepse kjo zgjat pak, kursë kur leni gjurmë …zgjat përjetsisht, njëlloj si kjo “zonja” e vjetër në zemrën e Prilepit e cila edhe pse e palgosur rëndë qëndron aty me dinjitet dhe ju pret Ju, I prêt qytetarët e Prilepit na pret ne.
Naten e mirë.

StrugaLajm

StrugaLajm

 


Loading...
loading...