Më shumë maqedonas duan të ikin nga Maqedonia,se sa shqiptarët, ja statistikat

Madje 39.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të iknin përgjithmonë jashtë vendit.

Kjo sipas një sondazhi të ri të Telmas dhe MCMC e realizuar përmes telefonit nga “M-prospekt” në të cilën janë anketuar gjithsejt 1,000 persona. Në emigrim medojn shumica e të rinjve.

Duke parë në parametrin etnik, 31 për qind shqiptarët do të shpërnguleshin, ndërsa përqindja  tek maqedonasit është më e lartë, do të iknin nga shteti 40 për qind prej tyre.StrugaLajm

Madje 61 për qind e të rinjve mes moshës 15 dhe 24 duan të shpërngulen përgjithmonë, ndërsa 92 për qind e atyre mbi 65 vjeç duan të qëndrojnë në Maqedoni.

Por në mënyrë të veçantë në shpërngulje mendojnë edhe një përqindje e madhe e atyre të moshës 35-54 vjet, dhe këtë grup moshe që mbulojnë pothuajse të gjithë fuqinë punëtore në vend.StrugaLajm

Si arsye për lënien e Maqedonisë tek deri në 50 për qind kanë dominuar dy arsye, standardin e jetesës dhe aftësinë për të gjetur punë jashtë vendit.

Është indikative se gati 15 për qind thanë se do të zhvendoset për shkak të situatës politike.

In : Aktuale

Loading...
loading...