Medai Shaholli:POLITIKANËT DHE GOMERËT!

Medai Shaholli

Ndodh shpesh me politikanët shqiptarë të Iliridës të mos ndryshojnë për nga huqet dhe manitë si inatqorre me gomerët edhe pse politikanët veç në dukje janë ndryshe nga ata ku në vend të kapistrit mbajnë kollare, ndërsa gomerët në vend të kollares mbajnë kapistër.
Politikanët dhe deputetët shqiptarë edhe pse janë të “edukuar dhe arsimuar” nëpër Universitete të ndryshme shpesh sillen të papërgjegjshëm si kokëboshë.

Kjo bandë e kokëgdhëve deputetë shqiptarë për turpin tonë të madh na përfaqëson për 28 vjet rresht në parlamentin e ”dërzhavës” MV, duke na ekspozuar vetëm kollaret e shtrenjta si shenjë prestigji në shoqërinë e sotme të ekonomisë së tregut.
Këta kokëgdhë ministra dhe deputetë shqiptarë kanë vendnumëruar për tre dekada në bordellon qeveritare dhe në parlamentin e ”dërzhavës” MV, me heshtjen dhe hezitimin e tyre në moszgjidhjen e statusit politik denigrues të shqiptarëve në vend.StrugaLajm

Ajo nuk di dhe nuk do të artikuloj as një kërkesë legjitime për kauzën tonë kombëtare në këto troje.

Vargjet e poetit strugan Ibrahim Abedini, sikur janë shkruar enkas për këtë kategori deputetësh gomerë me fytyra humane por me mendësi shtazarake në të cilat thotë fuqishëm:StrugaLajm

Palaço të skaduar sikur thasë me oriz,
Të të qeverisin si dhentë në meriz.

Që nuk janë gjë tjetër vetëm se gomarë
Pale se ç´komb janë, por s´janë shqiptarë…

Ndërsa gomerët e gjorë të ”paarsimuar dhe të paedukuar”, të ushqyer mirë me bar e tagji e kryejnë misionin e tyre me përgjegjësi në mbajtjen e barrave dhe transportin e mallrave në shoqërinë e re të konsumit dhe të ekonomisë së tregut të lirë.
Analogjia mes kategorisë së parë dhe të dytë këtu nuk qëndron pasi kafshët e vyeshme kanë treguar se janë më të vlefshme se kokëgdhët me mentalitet animal e me fytyra humane, që nuk janë tjetër veç deputetë dhe ministra të partive tona politike.


Loading...
loading...