DEZERTIMI NGA KAUZA KOMBËTARE!

Medai Shaholli

Marrëveshja e djeshme në parim Zajko-Sela, që u proklamua me pompozitet si një fitore e Selës ndaj kryeministrit Zajko, nuk ishte gjë tjetër veç se një arnim i kushtetutës.
Statusi politik dhe gjuha shqipe nuk do të bëhen të barabartë dhe zyrtare, kjo është ajo që duhet t’u shpjegojë dr.Sela shqiptarëve dhe jo arnimet në kushtetutë.
Në atë marrëveshje ata kanë rënë dakord që në preambulë të qëndrojë përkufizim si ; populli maqedonas, populli shqiptar, populli turk etj. gjë që nuke përcakton aty statusin politik të çdo kombi.
Dhe loja me preambulën interpretohet si arritje dhe përmirësim i madh, po vërtet është përmirësuar denigrimi por nuk janë barazuar shqiptarët dhe sllavët .
Këtë rast nuk deshi ta përdor z.Sela në favor të kauzës kombëtare, por fshihet dhe mburret me arnime të këtilloj që iparaqet si arritje dhe fitore të tij .
Le të marr guximin z.Sela, dhe të thotë se statusi i shqiptarëve dhe gjuha shqipe me këto ndryshime do të bëhen zyrtare, atëherë gjithë shqiptarët do ta mbështesin si liderin më këmbëngulës të kauzës kombëtare.

Mekëtë marrëveshje z.Sela, iu bashkua klanit të qelbësirave dhe profiterëve nga DUI,BESA (e Gashit) e DPA, që dezertuan kauzën kombëtare për hir të pushtetit.
Ka ende dele dhe naivë shqiptarë që e shikojnë këtë marrëvesheje denigruese me syze miopi, që u ka sjellë shpresën.StrugaLajm

Shqiptarët e kësaj treve të Ilirisë e kanë edhe një shpresë për ta kundërshtuar kushtetutën e re nga lideri i Besës z.Kasami, nëse edhe ai bie në kurthin e Zajkos, atëherë bien dhe maskat e patriotizmit fals nga të gjitha partitë për rrahjegjokset e tyre për kauzën kombëtare.

Janë këto ditët dramatike që do të përcaktojnë kushtetutën e re duke lënë jashtë statusin politik të shqiptarëve ”si popull i barabartë me sllavët dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.”StrugaLajm

Votimi i mundshëm i kushtetutës së re, pa patur nevojën e votave të Besës së Kasamit (duke i blerë nga komitët e VMRO-së) të paktën do të bënte moralin e kësaj force politike si parti e vetme serioze në kampin shqiptar.

Të shpresojmë!


Loading...
loading...