Mediat maqedonase:Futbollistët e Shqipërisë e “mbajnë shpirtin” me sanduiç

Mediat maqedonase kanë filluar të thumbojnë Kombëtaren e Shqipërisë akoma pa filluar sfida.

Portali “ekipa.mk” që ditën e djeshme ka publikuar lajmin e udhëtimit të Shqipërisë drejt Shkupit dhe e ka shoqëruar me përshkrimin: “Shqiptarët kanë bërë ndalesë në një ‘fast food’ për të ngrënë sanduiçë”. Në fakt lojtarët dhe stafi ndaluan për të pirë ndonjë kafe gjatë rrugës, por ishin ulur në një ‘fast food”.

Kaq mjafoi që mediat menjëherë të thumbonin kuqezinjtë, të cilët ditën e djeshme mbërritën në Shkup. /albeu.com/

 

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...