Menaxheri i kazinosë “Apex” nga Ohri në krahë të huliganëve në Parlament (FOTO)

Përpos fytyrave publike që morën pjesën në sulmin e Parlamentit me 27 prill, në turmën e dhunshëm e cila në mënyrë brutale rrahu deputet dhe gazetarët kishte edhe afaristë dhe përfaqësues të sektorit privat në Maqedoni. Në adresën elektronike të gazetës KOHA, në mesin e shumë lajmeve për identitetin e personave që morën pjesën në sulm, ka arritur edhe një video-material ku tregohen pamjet e një drejtuesi apo menaxheri të njërit prej kazinove më të njohura në vendin tonë, në këtë rast bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës drejtor në rrjetin kazinove “Apex” – menaxherin Aleksandar Mojsov. Personi në fjalë, sipas të dhënave që kanë arritur deri te redaksia e gazetës KOHA, është qytetar i Ohrit, por që banon Shkup. Krahas pozitës së lartë që ky menaxher e ushtron në kazinonë “Apex”, ai njëherësh është përgjegjës për dy kazino në Shkup, e cila njëra funksionon mu në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen Kisella Vodë. Nga dy fotografitë e siguruara, po ashtu mund të shihet qartë se s’i menaxheri i kazinosë “Apex”, Aleksandar Mojsov, tenton të futet në Parlament dhe pamjet tjera janë nga hapësira e korridorit të Parlamentit. Listës së madhe të personave publike që më 27 prill në mënyrë dhunshëm e sulmuan njërin prej institucioneve më të larta në shtet, janë edhe ish drejtor të shkollave fillore, aktorë dhe këngëtarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...