MENDONI SË PARI PËR VETEN DHE FAMILJARËT TUAJ!

Liridona Dauti

COVID 19!StrugaLajm

  Fillimi i 2020-ës nuk ai ishte fillim që mbarë bota po priste! 2020-ta nuk erdhi vetëm, erdhi me një lloj Pandemie (COVID19 )që pushtoj botën mbarë!

Kjo lloj Pandemie nuk mori parasysh kujt kombësie dhe kujt feje i përkasim, filloj të përhapet shumë shpejt, mori jetë të tërë njerzish dhe vazhdon akoma.
COVID-it 19 nuk i intereson se ku jeton, në SHBA, në Maqedonin e Veriut ose diku ne Europë, pushtoj mbarë botën dhe e gjithë bota ka ndermarr masa të rrepta për parandalimin e Pandemis, ndërsa ne në Maqedoni akoma jemi duke “fjetur”! Nuk shikojm se çdo ditë numri i te prekurve me COVID -19 po rritet, numri i të vdekurve nga kjo Pandemi po shtohet, dhe ne akoma nuk marrim dot guximin të respektojm rregulluat!
Ne akoma dalim duke pritur rradhën me orë të tëra para Bankave, Supermarketeve dhe duke bërë gjiro në qendër të qytetit ose për rreth Liqenit! Në qoftë se ne nuk kujdesemi vet, nuk marrim masat e duhura vet, askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë.
I gjithë ky izolim dhe e gjithë kjo karantinë po bëhet për të mirën dhe shëndetin tonë.
Tani nuk është koha dhe momenti i duhur që ne të dalim dhe të presim rradhë duke krijuar grumbuj njerzish pa arsye te nevojshme dhe urgjente. Nuk është rradha që ne të dalim gjiro në qytet ose rreth Liqenit dhe nuk është rradha që fëmijët të dalin jashti!
Nëse vetja juaj nuk i’u intereson atëher mendoni për njerzit që ju i keni afër, mendoni për familjarët tuaj, mendoni për ata mjekë që po japin më të mirën nga vetja e tyre, në këtë kohë ku e gjithë Bota po lufton kundër kësaj Pandemie, se janë mjekët ata që sakrifikojn jetën e tyre për të shpëtuar jetë, ata po rrezikojn dhe jetët e familjarëve të tyre. Mendoni gjithashtu dhe për punëtorët e supermarketeve sepse edhe ata po bëjn më te mirën e mundshme që t’iu shërbejnë juve, edhe ata janë në rrezik jete!
Kurseni lëvizjet e panevojshmeee dhe mos dilni jashte pa nevojë.
Shembull më të mirë e kemi Shqipërinë ku çdo lëvizje është e kufizuar, askush nuk del pa nevojë, atje nuk mblidhen turma njerzish siç mblidhen këtu tek ne, atje nuk dalin 5 persona nga e njejta familje për të bërë pazaret e shtëpis etj!
Në qoftë se ne ndërgjegjësohemi më shumë dhe respektojm më shumë rregullat duke mbajtur dhe ruajtur distanc, duke mos krijuar tufa njerzish , duke kursyer lëvizjet, numri i të prekurve nga kjo lloj Pandemi do të jetë shumë më i vogël!StrugaLajm

P.s MENDONI SË PARI PËR VETEN DHE FAMILJARËT TUAJ!


Loading...
loading...