Menduh Thaçi: Ata janë tollovitur, ky është misioni im…

Në zgjedhjet e 12 prillit, PDSH do të garojë e vetme, ka deklaruar lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, i cili thotë se subjekti i tij nuk preferon koalicionime parazgjedhore. Thaçi la të hapur mundësinë për koalicionim paszgjedhor me partnerin i cili do t’i plotësojë dy parakushte, mospërfshirjen e BDI-së në qeverisjen e re si dhe postin e zëvendëskryeministrit.
“Parimisht që në fillim ne kemi vendosur që të shkojmë vetë në zgjedhje, unë kam paraqitur dy parakushte, dy mundësi të bisedimeve me partnerët e ardhshëm të koalicionit paszgjedhor, si duket koalicion parazgjedhor nuk do të ketë. Çështja e parë është shqyrtimi i mundësisë për eliminimin e BDI-së prej qeverisjes pas këtyre zgjedhjeve dhe çështja e dytë të cilën e kërkojmë ne një bisedë serioze për postin e zëvendëskryeministrit që duhet ta marrë PDSh-së, por jo një zëvendëskryeministër formal siç është tani në funksionalitet të Qeverisë, por vetëm një post i cili do të jetë drejtpërdrejt i lidhur me kryeministrin.”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.Thaçi vlerëson se në Maqedoni nuk ekziston opozita dhe opozitarizmi shqiptar, por vetëm një “luftë” personale e krerëve të opozitës shqiptare për përfitime politike.“Janë tollovitur, nuk ka opozitë, ata janë shkatërruesit e opozitës dhe opozitarizmit. Unë mendoj se atje është gjithçka e paqartë. Te ato parti ka një luftë personale të liderëve të atyre partive, që mundësisht të arrijnë ndonjë koalicion për të shpëtuar veten për t;u bërë deputet. Politika shqiptare në Maqedoni nuk ka nisur me çështjen e të bërit deputet e një liderit të një partie, as nuk do të përfundojë me këtë.”,- tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.

In : Aktuale

Loading...
loading...