Menduh Thaçi bëhet gati për Kongresin

Gjendja politike aktuale në vend  dhe përgatitjet partiake për kongresin e rregullt në fillim të gushtit. Këto ishin pikat kryesore të mbledhjes së sotme  të kryesisë qendrore  të PDSH-së që u mbajt  në selinë partiake në Tetovë.

Siç informoi sekretari i PDSH-së Azem Sadiki partia si pjesë e pushtetit tërësisht e përkrahë marrëveshjen e arritur me Greqinë rreth zgjidhjes së problemit me emrin e shtetit.

“Përfundim partiak është se ne si PDSH tërësisht do të angazhohemi për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes me Greqinë, si dhe për referendum të suksesshëm  në atë çështje. Vlerësojmë edhe se ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim  në BE vitin e ardhshëm janë shumë të rëndësishme edhe për ne si parti, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Sadiki.StrugaLajmStrugaLajm

Ai paralajmëroi se sipas vendimit të mbledhjes edhe njëherë do të fillojnë përgatitjet për kongresin partiak, sepse, siç tha, kanë kaluar katër vjet nga kongresi i mbajtur i fundit i PDSH-së.StrugaLajm

“U dakorduam diku në fillim të gushtit të zbatohen të gjitha kuvendet e të gjitha degëve të PDSH-së për legjitimimin  e strukturave  të deritanishme partiake ose ndryshimet eventuale  të një pjese të kuadrove për trupat dhe degët e PDSH-së. Pas përfundimit të të gjitha këtyre procedurave  të brendshme partiake do ta caktojmë kongresin në fillim të muajit të ardhshëm”, deklaroi Sadiki.

In : Aktuale

Loading...
loading...