Menduh Thaçi dhe Afrim Gashi, pjesë e Qeverisë?

“Mbrëmë u takova me tre parti politike, respektivisht me Lëvizjen Besa, partinë e cila udhëhiqet nga Afrim Gashi e cila është në procedurë gjyqësore dhe me Menduh Thaçin. Vazhdojnë bisedimet. Sot do të ketë komunikim plotësues. Unë dua që këto ditë të përfundojmë këtë temë…”, tha Zaevi

Kryeministri Zoran Zaev ka intensifikuar bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Zaev konfirmoi se një ditë më parë ka zhvilluar takime me dy fraksionet e Besës dhe me PDSH-në, por duke mos dhënë detaje nëse me ndonjërin subjekt ka përafruar qëndrimet. Zaev nuk pret që të gjitha subjektet negociuese të bëhen pjesë e shumicës.

“Mbrëmë u takova me tre parti politike, respektivisht me Lëvizjen Besa, partinë e cila udhëhiqet nga Afrim Gashi e cila është në procedurë gjyqësore dhe me Menduh Thaçin. Vazhdojnë bisedimet. Sot do të ketë komunikim plotësues. Unë dua që këto ditë të përfundojmë këtë temë. Nëse arrijmë t’i ndajmë propozimet rreth marrjes së përgjegjësisë në resorë dhe institucione publike, sigurisht do t’i duhet edhe kohë subjekteve për t’i shqyrtuar ato në organet e tyre partiake. Por unë besoj se nëse jo me të gjitha partitë, së paku e një pjesë të tyre do t’ia dalim me sukses”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev mohon të ketë obstruksione nga partnerët e koalicionit rreth ndarjes së resorëve me partnerët e ri të mundshëm. “Nuk kemi obstruksione nga askush. Në përgjithësi partnerët e koalicionit si BDI ashtu edhe partitë e tjera të udhëhequra nga LSDM-ja reflektojnë pozitivisht mbi forcimin e shumicës parlamentare”, tha Zaevi.

Jo zyrtarisht mësohet se Zaev ka përafruar qëndrimet me Afrim Gashin dhe Menduh Thaçin, duke e lënë anash Bilall Kasamin. Por nga partia e Kasamit bëjnë me dije se bisedimet vazhdojnë dhe nuk e përjashtojnë ende mundësinë e bashkëpunimit me këtë Qeveri. Ideja e zgjerimit të shumicës parlamentare u shpalos që pas zgjedhjeve lokale, kur Aleanca për Shqiptarët për çështje parimore lëshoi Qeverinë. (alsat-m)

In : Aktuale

Loading...
loading...