Menduh Thaçi: Dy shtyllat që e përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve janë buxheti i shtetit dhe forca politike

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në takimin me nëndegën “Teteks 2” në Tetovë ka folur për çështjet aktuale në vend dhe për zhbllokimin e proceseve të shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Flaka. “Dy shtyllat që e përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve janë buxheti i shtetit dhe forca politike me zv. kryeministrin shqiptar që garanton stabilitet, luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Neve na duhet të demonstrojmë se edhe ne shqiptarët japim këto garanca. Nëse i shtyjmë përpara këto dy shtylla do arrijmë të përmirësojmë gjendjen tonë, nëse jo, gjendja vetëm do të përkeqësohet.
“Shansa e vetme serioze, shkencore, e përpunuar, për tu kthyer të rinjtë është ta kemi partinë e shqiptarëve e cila do ta kërkojë pjesën e buxhetit që na takon. Vendin tonë e nxjerr nga kjo situatë vetëm buxheti i shtetit. Buxheti i shtetit dhe forca politike që investitorëve u garanton stabilitet dhe luftë kundër korrupsionit. Kjo është e vetmja rrugëdalje.
Rruga që çon nga ndryshimi i vërtetë është PDSH dhe këtë nuk e them nga mendjemadhësia por nga sinqeriteti i skajshëm. Nëse ne nuk i dalim ballë problemit, atëherë problemi do të merret me ne. Këtë e ndalim vetëm me politikë të mençur dhe ekip që do i shtyjë përpara proceset tona”, theksoi Menduh Thaçi.

In : Aktuale

Loading...
loading...