Menduh Thaçi ia kryen shërbimin e fundit Ali Ahmetit

Shkruan, Isak LAZAMI

E dëgjuam mbrëmë liderin e PDSH-së në emision. U duk si një kasetë e vjetër të cilën e lëshojmë kohë pas kohe edhe pse këngët e njëjta i kemi dëgjuar tash më 20 vite. Një reprizë të të njëjtave këngë, që janë vjetruar dhe harxhuar.

Në vitet e para të veprimtarisë së tij politike ndoshta edhe këngët dukeshin si hite dhe kishin efektin e tyre. Populli i dëgjonte dhe besonte. Por sot, ata janë më këngë të harxhuara dhe rrallë kush i lëshon për ti dëgjuar. Aq më pak, për ti besuar. Për të bë pak qejf dhe disponim, njeri gabon ndoshta edhe e dëgjon, por për ta mare seriozisht, jo se s’bën.

Ajo që më le përshtypje është pyetja se çka i shtyn këto media ti japin rëndësi ditët e fundit eksponentëve të një partie e cila është si ato speciet në zhdukje të sipër. Sipas të gjitha sondazheve, të brendshme dhe të jashtme, po edhe ato të vetë PDSH-së, kjo parti gati se nuk ekziston. Përgjigja është vetëm një: Partia në pushtet, BDl-ja e ka pasur çdoherë në kontroll këtë “lider opozitar” të përhershëm. E ka shfrytëzuar çdoherë për nevojat ekskluzivisht të veta, me të vetmin qëllim, që njëri të ruaj pushtetin e tjetri rahatinë. Që të dy palët i ruanin si privilegjet, ashtu edhe paprekshmërinë e tyre.

Kjo këngë që tanimë u shndërrua në film tragjiko-komik, u demaskua. Tani kur ekziston rreziku potencial për të humb, që të dyja janë në panik dhe përsëri e luajnë të njëjtin film, kundërshtojnë njëra tjetrën publikisht, ndërkaq sinkronizohen privatisht.

Të kontaminosh skenën mediale në RMV me satelitët që mbajtën BDl-në në pushtet 17 vite, që tradhtuan anëtarë, simpatizantë e “luanë” partiak, në 2020 është një absurd i llojit të vet. Çdo gjë ka afatin e vet të përdorimit. Shqiptarët nuk do lejojnë që të helmohen me produkte të cilëve u ka kaluar afati që moti.

Thjeshtë, tanimë ekzistojnë shumë opsione më të mira, më të sinqerta, të cilët po shkuan në rrugën e këtyre dy të parëve, do mbarojnë njëjtë si ato.


Loading...
loading...