Menduh Thaçi takim në Ohër!

Sonte, në qytetin e Ohrit me shtëpi piktoreske dhe turizëm dominant, kryetari i PDSH-së takoi aktivistët dhe strukturat e partisë ku foli për programin politik. Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe dëgjoi sugjerimet e tyre.

Z. Menduh Thaçi në fjalën e tij tha që PDSH-ja nëpërmjet platformës së saj kërkon që vendimmarrja në institucionet shtetërore të mos jetë vetëm e një grupi apo populli por ajo të jetë e përbashkët. StrugaLajmStrugaLajm

“Unë kandidoj për zëvendëskryeministër në emër të kësaj platforme.”StrugaLajm

Më tej, Menduh Thaçi tha që shteti ynë do të rrumbullaksohet atëherë kur vendimmarrjen do ta ndajnë me popujt tjerë. Ne planifikojmë që zëvendëskryeministri të jetë një kujdestar i zgjedhur prej popullit dhe ai të sigurohet që buxheti i shtetit ndahet në mënyrë të barabartë për njerëzit pavarësisht ku jetojnë apo cilës etnisë i takojnë.

Nëpërmjet kësaj do të mundemi të përmirësojmë ekonominë familjare dhe të hapim perspektivë për të rinjtë. Këto dy shtylla, demokracia konsensuale dhe ndarja proporcionale e buxhetit do të japin një infuzion të fuqishëm që do të ndalojnë ikjet masive.

In : Aktuale

Loading...
loading...