MËRGIMI: A ËSHTË SHPËTIMI, APO DËSHTIMI ? .! …

Nga Qemal Musliu

Kjo dukuri daton nga kohërat edhe më të lashta, dhe sot për fat të keq vazhdon, me ritme, e dimensione të ndryshme. Largimi nga trungu është: shpëtim, dhimbje, dështim. Nesër a do të jetë kështu: kjo “kulturë- modë”? !…

Kjo temë, është aq voluminoze, sa asnjëherë, nuk ka dot të shkruhet e tëra. Një vështrim me përmbajtjen reale.

Mërgimi – Shpëtimi, nga një arsye duket si i tillë. Realizon shumë të mira materiale dhe arrit disa standarde, që në trungun amë, nuk ke pas mundësi dhe kushte t`i kesh. Por, këto të mirat nuk janë pa mbarim dhe të tërat. Shpëtim është, si në rastin e dëbimit masovik, dhunë e rrahje, burgosje e keqtrajtime të ndryshme, nevoja për ekzistencë, për karrierë dhe të tjera. Por, po shikove mbrapa, se çka ke lanë dhe çfarë nuk ke në mërgim ? ! Do të ballafaqohesh me shumë të “pa njohura” e, të cilat mbajnë në vete, disa VËLERA, të veçanta, që nuk peshohen dhe nuk blihen me asgjë.

Mërgimi – dështimi: Largimi nga: Familja, fare – fis e shoqëri dhe nga Atdheut, që në vete ngërthen një “oqean” vlerash, që në shpirt krijon plagë që nuk i sheh secili, për atë, më të shtrenjtë, që nuk fitohen e nuk blihen. Fundja, është një veprim që nuk arsyetohet, e nuk mbulohet lehtë. Këtë dukuri, kushdo si e mendon, kushdo si e sheh dhe si e përjeton, është një veprim i dhimbshëm, që nuk shërohet, por përcillet, në shumë braza, e breza, që sipas teorive të ndryshme zgjat edhe me shekuj. Dhe shpagimi si tersi, të asaj që humb, asnjëherë nuk mundet të bëhet. Sidomos, largimi për jetë nga Trungu Amë. Nuk mundet të i rikthejë popullin autokton në ato troje ku dikur ishin paraardhësit Tanë Iliro – Shqiptarë ? ! … Kurrë e kurrës: JO. Jo, nuk mundet të besohet, dhe as që mundet të ndodhë kjo MREKULLI. As ato ku ishim në shek. XIX-XX, e lere më herët.

“Fudullëku” i mërgimtarëve gjatë pushimit në shtëpi sidomos verës, ka një arsye ! Mërgimtari, punon, 11-të muaj, nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Kohën në punë, dhe atë: punë pa humbur “minutën”. Të punohet, e të ketë rendë kështu, në trungun amë, me siguri, mrekullia nuk do të mungoi, e ndoshta edhe do të ia kaloj. Prandaj, atëherë kur PUNËN E DONË, e ruan dhe e respektohet si JETËN, asgjë nuk do të i mungojë as trungut Amë. Duhet të dihet se, Zotë i punës është vetë PUNËTORI, jo punëdhënësi. Ai, si shpërblim, për këtë merr të mira materiale. Nga malli për trungun e origjinës dhe për të dal, pak nga ajo që gjithçka, sipas rendit dhe kohës, vardiset, shumë herë jashtë kontrollit. Me këtë, nuk shihet anën tjetër e “medaljes” e, cila nuk është as persë afërmi me atë që duket. Fundja, pa pjesëmarrje nuk mundet të dihet realiteti.

Shpresoj se mrekullia e kthimit në vendin e origjinës, do të ndodhë një ditë. Atëherë kur, Mërgimtarët Shqiptarë, në vendin e origjinës, fillojnë me të madhe, duke investuar, e hapur punë, madje edhe për punëtor me origjinë të huaj dhe atë nga shtet moderne të kohës së sotme.

Investimi, punësimi, perspektiva, siguri juridike dhe kushte tjera në vendin e origjinës etj. do të jetë: Shpresë – forcë e vetme, që i kthen të “gjithë”, këta mërgimtarë ? ! …

Shpresë se dola në mërgim,

Për perspektivë e përparim.

Të shpërndarë në për botë,StrugaLajm

Kujt, ku mendja i thotë.

Prindër ke, prindër s`ke,

Vëllezër e motra ke, por edhe ato s’ike,

Grua e fëmijë ke, po, as ato të ngratit s’ike !

Të gjithë i ke lënë, me lot në syStrugaLajm

Me mall e me shumë mërzi

Për lekë, e për pasuri !

Që shumë herë, nuk ia vlen, sa një pikë Loti, që ke në Sy.

O të tërë juve, që ju pata: në zemër thashë !

Të tanë, më, me sy s`ju pashë.

Por, duhet ditur se, vendlindja ka edhe disa (shumë): VLERA.

Që nuk i luan as shtrëngata, e as Era.

Ke për rreth, të gjithë ata që të kanë dhe i ke në zemër,

Me origjinë, e me emër e mbiemër.

Ke lashtësinë e trashëgiminë,

Si vlerë të shenjtë e hyjnore: gjuhë, kulturë, e Autoktoninë,

Kam nderin që përmes këtij shkrimi të gjithë bashkëkombëseve të Mi të respektuar, kudo, e në veçanti ata në trungun Amë, të ua UROJ , festat e fund-vitit dhe Vitin e Ri 2018, duke Ju dëshiruar shëndet, mirësjellje, lumturi dhe suksese dhe gjitha të mirat pozitive, në gjitha lëmit e jetës: në familje, farefis dhe në, barë kombin, e në shoqërinë njerëzore.

Mërgimi, a është: shpëtimi, a trishtimi ? Le ta thonë, në të ardhmen, ata që kanë dhimbje dhe hise si: mërgimtarë, apo si shkencëtarë.

Cyrih, 25 dhjetor 2017


Loading...
loading...