Mërgimtarët dërgojnë më pak para

Banka Botërore në raportin e saj të fundit thotë se janë ulur dërgesat e mërgimtarëve në Maqedoni. Trend rënës të shumës të cilët punëtorët e huaj e dërgojnë në vend ka edhe në vendet tjera fqinje, përveç se në Kosovë. Përndryshe, Maqedonia radhitet e fundit nga të gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nëse krahasohet shuma e parave të dërguara nga jashtë, shkruan gazeta KOHA. Vitin e kaluar paratë e dërguara nga mërgimtarët kanë qenë 2,1 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto i Maqedonisë, kurse këtë vit përqindja pritet të jetë rreth 2 për qind.

Mërgimtarët tanë në vendet perëndimore kryesisht punojnë në ndërtimtari, restorante, hotele si dhe në bujqësi. Nga shuma e përgjithshme e fitimit ata një pjesë e dërgojnë në Maqedoni te familjet e tyre. Më shumë punëtorë jashtë ka nga pjesa perëndimore e vendit, ku gjatë stinës  së dimrit një pjesë e konsiderueshme e shtëpive janë bosh, për shkak edhe se mërgimtarët së fundit në këtë periudhë tërheqin pjesën tjetër të familjes në vendet ku punojnë. Megjithatë, pavarësisht asaj që dërgesat janë injeksion serioz financiar, hulumtimet tregojnë se paratë e dërguara nga mërgimtarët këtu shpenzohen për nevojat afatshkurtra dhe shumë pak për vetëpunësim. Analistët vlerësojn se shumat e parave të dërguara janë shumë më të larta se sa tregojnë të dhënat zyrtare, sepse ato shpesh vijnë nëpërmjet kanaleve jozyrtare, të dërguara nga të afërmit me autobusë ose në forma të tjera.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas Bankës Botërore, në Maqedoni dërgesat e parave vazhdimisht bien, por rënia nuk është drastike. Në vitin 2013 paratë nga emigrantët arrinin 2,2 për qind të PBB, vitin e kaluar 2,1 për qind, ndërsa deri në vitin 2019 duhet të ulen deri në 1,9 për qind të PBB-së të Maqedonisë.StrugaLajm

Mali i Zi është me përqindje të përafërt se Maqedonia, ose këtë vit pritet dërgesat e punëtorëve, të cilët të jenë 4,1 për qind të PBB-së, kurse në vitin 2018 Banka Botërore parasheh dërgesa prej 3,9 për qind, ndërsa në vitin 2019 prej 3,8 për qind. Në Serbi, sipas pritjeve, dërgesat duhet të ulen 6,3 për qind si në vitin 2013, deri 5,9 për qind këtë vit dhe deri 5,6 për qind në vitin 2019. Kosova është lider në rajon sipas shumës së dërgesave. Atje këtë vit priten para të cilët do të përfshijnë 11,8 për qind nga PBB-ja, ndërsa vitin e ardhshëm transferet do të rriten deri 12,1 për qind. Sipas statistikave të Bankës Popullore të Maqedonisë, e cila i mat të hyrat zyrtare të punëtorëve, vitin e kaluar gjatë tërë vitit  janë numëruar pothuajse 177 milionë euro. Më i frytshëm ka qenë shtatori kur të ardhurat kanë arritur deri 17,5 milionë euro. Njohësit e rrethanave thonë se edhe pse pritet ulje e dërgesave me thellimin e krizës, vlerësohet se në këtë rast vetëm do të rritet shumë, e cila këtu do të arrijë përmes kanaleve jozyrtare. Nëse analizohet në bazë të viteve, të dhënat tregojnë se në vitin 2015 mërgimtarët në Maqedoni kanë dërguar 194,5 milionë euro, kurse në vitin 2014 transferet kanë qenë 236 milionë euro, apo 3 për qind nga PBB. Në vitin 2015 shuma është më e ulët dhe në të ashtuquajturat transfere personale janë regjistruar 190,7 milionë euro, apo 215,8 milionë euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...