Mërgimtarët i sollën gjallërinë Strugës!

Në keto ditë të fund-korrikut, Struga, gradualisht po merr pamjen e një qyteti turistik të mirëfilltë sepse në rrugët e qytetit sheh vizitor të ndryshëm nga vendi ,rajoni dhe më gjerë të cilët erdhën për të pushuar në vendin buzë liqenit dhe Drinit .Ndërkohë, një gjallëri të madhe qytetit i kanë sjellur edhe mërgimtarët e shumtë që kanë ardhur  të kalojnë pushimet e verës duke e shndërruar Strugën në një qytet që jeton në 24 orë.Në ndihmë të turistëve dhe struganve këto ditë është edhe moti I ngroht me diell gjë që solli një atmosfer vërtet festive në rrugët dhe shetitoret e tij.Ndërkohë për ta kaluar natën më mirë për turistët janë kujdesur lokalet dhe baret e qytetit të cilët mbrëmjeve vizitorve u kanë ofruar argëtim dhe relaks me dixhej, grupe dhe këngëtar të njohur të estradës shqiptare .Turistët janë kryesisht nga vendet e rajonit bien në sy ,shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova,turqët, bullgarët,malazezët, serbët dhe pushues nga brenda Maqedonisë në shumicë nga qytetet e Pollogut .Për hotelierët e Strugës kjo situatë është e kënaqshme edhe pse pohojn se në kapacitetet e tyre akoma ka vende të lira ,por pohojnë se fillimi është i mirë dhe i kënaqshëm që është një premisë e mirë që sezoni turistik do të jetë produktiv dhe më i mirë se ai vjetshmi.(Strugalajm.com)
StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...