Mërgimtari nga Zvicra: “Verës se lo pa ardh, çfarë virusi”

Pushimet verore janë një nga temat që po mbizotërojnë tek mërgimtarët. E kjo më së shumti po dominon në rrjetet sociale.

Ata shprehin mallëngjim për vendlindjen dhe se thonë mezi po presin që të lehtësohen masat, për të bërë një pushim
disaditësh.

Mentor Isaki, një mërgimtar nga Zvicra thotë për INA se në prill kishte planifikuar që të bëj pushimin në vendlindje, por koronavirusi i’a pamundësoi këtë.

“Ishim bo gati për të ardh në vendlindje, por na prishi planin ky koronavirusi. Kisha planifikuar të punojë në shtëpi disa gjëra dhe të blejë shumë gjëra. Por kjo ndodhi dhe tani mezi presim verën. Nuk e lo pa ardh, as nuk du të dëgjoj për këtë koronavirusin. Deri atëherë po thonë se do të zhduket”, thekson Mentori.

Sipas tij, edhe shumë bashkëatdhetarë të tjerë kishin marrë pushim së paku dyjavësh në prill, për të kalu pak kohë me familjen edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Në Zvicër jeton një komunitet i madh shqiptarësh dhe se deri tani nuk ka shumë nga ata që janë prekur nga koronavirusi. Por shumica prej tyre thonë se kanë respektuar masat dhe rekomandimet e autoriteteve shtetërore.

H. Memeti është një mërgimtar tjetër që thotë se ka disa javë që nuk shkon në punë, sepse ashtu është vendimi i kompanisë ku punon.

“Punoj në një qendër tregtare dhe se dyqani që unë jam si furnizues është mbyllur, në bazë të vendimit që është marrë. Besoj se shumë shpejt do të hapet edhe biznesi ynë dhe të vazhdojë normaliteti. Kompania më ka njoftuar se deri tani do ta marrim 80 për qind të rrogës dhe sa e di këto para mbulohen nga buxheti i shtetit, për shkak të humbjeve që janë pësuar nga bizneset”, thotë Hamiti.

Edhe ai thotë se gjatë verës shpreson që të bëj pushimet në vendlindje në Maqedoni, pasi që kishte planifikuar pushimin e prillit.

Autoritetet zvicerane thonë se secili shtetas e vlerëson se a shkon apo nuk do të shkojë në pushime verore.
Karin Keller-Sutter, Shefja e Departamentit të Drejtësisë Zvicerane, tha që qeveria nuk do t’i ndalojë banorët e Zvicrës të largohen gjatë verës së vtit 2020 dhe po ashtu nuk do të ndalohen që ata të kthehen, shkruajnë mediat zvicerane.

Sidoqoftë, ajo tregoi se kushdo që synon ta bëjë këtë mund të hasë vështirësi vetëm në kufijtë e shteteve të tjera, pasi që shumë vende fqinje janë të vendosura t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur për të ardhmen e parashikueshme.

Së shpejti pritet që të rifillojnë fluturimet ajrore në destinacionet nga Zvicra për në Maqedoni, por akoma nuk ka një vendim nga autoritetet e të dyja vendeve. (INA)Artikulli i meparshem

Loading...
loading...











Loading…


loading…