Mërgimtarit i zhduken 10.000 euro, akuzon aeroportin se ia vodhën (VIDEO)

Valon Kajtazi erdhi nga Shtutgarti në Kosovë që tu ndihmonte familjarëve të tij në Skenderaj. Për këtë ai kishte marrë me vete 10 mijë euro që të niste ndërtimin e një shtëpie por paratë thotë se i humbi rrugës. Bile ai po e akuzon stafin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ia vodhi ato, njofton Klan Kosova. Por në Aeroportin e Prishtinës thonë se çdo kompani me rastin e shitjes se biletave ua bënë me dije udhëtarëve se nuk marrin përgjegjësi për gjerat me vlerë siç janë paratë, dokumentet etj. Në stacionin policor në Lipjan konfirmuan se janë duke zhvilluar hetimet ku kanë kuptuar se pala nuk kishte deklaruar tek autoritetet doganore se posedon atë shumë të parave.

Kronikë e zgjeruar nga Iliri Pireva.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...