MËRGIMTARIT-Përparim ISTREFI

Emblemë e shpirtit tim je ti.
Jeta jote libër i pashkruar,histori e pambaruar ,
dallgët e jetës nuk të shkulën as stë përkulen.
Si do ta kendoj këngën vëllau im mërgimtar,motra ime mërgimtare?!
Si mund ti them zemrës hesht, si mund ti them shpirtit mos vuaj,
si mund ta ndaloj dorën vargje të thur.
Me rimë pa rimë ,por me shumë dashuri mbushur me mall.
Rrapit seç i ngjan më mirë se kushdo tjetër i përkundur në djep të lashtë historie,
Drinit seç i ngjan,, me rrjedhjen e tij atje ku nis rruga e kombit,
atje ku nisin të gjitha plagët e atdheut.
Eh vëllau im,ka vite që i shërojmë plagët njëri tjetrit, për mëkatet e Evropës.
ndoshta drini na shëron plagët e atdheut të ndarë në dysh.
Kam shum për të thën,por shpirti spo më lejon,e zëri më tradhton.
,,Kam frik nga heshtjet ndaj po të nis pas këtyre vargjeve një grusht me lotë mbështjellë me mall ,,tha një poet i madh.
Përparim Istrefi
Veleshtë Strugë.


Loading...
loading...