Merko me mesazh për struganët:Bëni fëmijë më tepër!

Në hapjen edicionit të pestë të fesitivalit të këngës për fëmijë ‘’Peshku i Artë’’ në Strugë, një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko,i cili garanatoi organizatorët se mbështetja e pushtetit vendor për organizime të kësaj natyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.Merko, duke i uruar fëmijët për 1 qershorin ditën ndërkombëtare të fëmijëve, lëshoi edhe një mesazh jo vetëm për të pranishmit në sallë por për të gjithë struganët që të bëjnë më shumë fëmijë.”Urojë që ky festival dhe festivalet e ardhshme të jenë më të këndshme dhe me sa më shumë fëmijë.Bëni fëmijë se nuk është keq.Ja si po kënaqeni me fëmijët.Bëni fëmijë më tepër’’përfundoi Merko duke rrëmbyër duartrokitjen nga të pranishmit në sallën e Pallatit të Kukturës në Strugë ku po zhvillohet ky festival.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...