Merko, Shapuriq dhe Apostolloska në vizitë tek Zona Teknologjike Industriale Zhvillimore

Sot, ministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , Dr. Ramiz Merko, Prof. Dr. Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostolloska e vizituan Zonën Teknologjike Zhvillimore Industriale në Bunarxhik dhe u takuan me drejtorin e zonës Viktor Mizo dhe ekpin e tij.

Gjatë kohës së vizitës në Zonën Teknologjike Industrial Zhvillimore ministrat Merko, Shapuriq dhe Apostolloska vizituan fabrikat Vanhool dhe Vitillo, ku u informuan lidhur me procesin prodhues kapacitetin dhe plastmanin final të prodhimit.StrugaLajm

Në mbledhje ministrat biseduan për funksionimin dhe prodhimtarin në zonë në veçanti vëmendje ju kushtua vëllimit të importit dhe eksportit të arritur nga objektet industriale në kuadër të zonës. Gjatë mbledhjes u bisedua për numrin e të punësuarve, lartësin e pagës së punëtorëve, gjithashtu dhe për përqindjen e angazhimit të firmave funrnizuese nga vendi në produktet finale nga kompanitë në zonë.StrugaLajm

Gjithashtu, u bisedua edhe për kualifikimin profesional të punësuarve në zonë, problematikat për të siguruar kuadër të kualifikuar si dhe planin për të ardhmen si dhe për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme brenda zonës.

In : Aktuale

Loading...
loading...