Mësimdhënës “donzhuanë” ka pasur gjithnjë


Dukagjin Pupovci

Për policë nuk e di, por mësimdhënës “donzhuanë” ka pasur gjithnjë. Ka pasur edhe në vitet e 70-ta kur kam qenë nxënës i fillores dhe i shkollës së mesme, edhe në vitet e 80-ta kur kam qenë student.

Edhe atëherë kanë ngacmuar dhe abuzuar, por rastet e tilla janë heshtur, ndërsa, ndonjëherë, janë mbyllur me martesa të imponuara në mes të palëve. Ende mbaj në mend një treshe të profesorëve të Gjimnazit që me një makinë të vjetër i prisnin vajzat para Shkollës Normale, aty ku është sot AUK-u.StrugaLajmStrugaLajm

Në atë kohë askush nuk i gjykonte për këtë lloj sjellje dhe as që bëhej fjalë për marrjen e masave ndaj tyre. Kuptohet, edhe në atë kohë edhe sot, shumica dërrmuese e mësimdhënësve e kanë kryer punën e vet me nder dhe me përkushtim, prandaj është gabim që hija e dyshimit të hidhet mbi të gjithë.

Fakti se sot kemi një reagim aq të fuqishëm për rastin e ndodhur në Drenas flet për një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit të shoqërisë në raport me gjendjen e para 40 vjetëve. Prandaj, është momenti i përshtatshëm të merren masat e duhura që të minimizohen mundësitë për ngacmim dhe abuzim seksual në institucionet arsimore.StrugaLajm

Ka 4-5 vjet që universitetet amerikane kanë filluar t’i ndalojnë lidhjet në mes të profesorëve dhe studentëve, ndërsa në SHBA ka dhjetëra raste të mësimdhënësve të dënuar me burg për shkak të abuzimit seksual me nxënës/e të moshës së mitur. Ndalimet dhe dënimet e tilla duhet të ndodhin edhe tek ne.

Përveç kësaj, duhet inkurajuar raportimin e rasteve të ngacmimit dhe abuzumit seksual, si nga viktimat, ashtu edhe nga rrethi që është në dijeni për ato raste.

Thjeshtë, në shekullin XXI nuk mund të jetojmë me mendësinë e viteve të 1970-ta.

Autori është Drejtor Ekzekutiv i Kosova Education Center – KEC


Loading...
loading...