Mësimet e nxjerra nga fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit

Bekim Qoku

Që luftën politike mund ta bësh pa ambasadat e huaja, pa miratimin e tyre, pa i pyetur ato.
Që edhe pa pasur pare si subjekt politik, garën elektorale mund të fitosh edhe kundër partive shumë të pasura, që kryetarët i kanë multimilionerë apo miliarderë (që madje nuk arrijnë ta kapërcejnë pragun elektoral)
Që garën elektorale mund të fitosh edhe kundër partive që janë të lidhura me kartele droge, me banda kriminale, me oligarkë të fuqishëm.
Që garën politike mund ta fitosh edhe kur garon kundër partive që kanë kapur shtetin dhe përmes shtetit të kapur shantazhojnë dhe kërcënojnë punonjësit buxhetorë me largim nga puna.
Që garën politike mund ta fitosh edhe kur partia në pushtet mbijeton falë klientelizmit gjithëpërfshirës.
Që garën elektorale mund të fitosh edhe pa blerë votën, pa premtuar punësime ose pa dhënë poste të larta.
Që e vërteta mund të jetë, si gjithherë, në dorën e një pakice, dhe se një pakicë sot, nesër mund të bëhet shumicë.
Që madje mund të fitosh e triumfosh edhe kur i ke të gjithë kundër teje. I ke kundër partitë në pushtet, partitë tjera opozitare, partitë e vendeve tjera (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni). I ke kundër mediat e mëdha televizive me pronarë të lidhur në trekëndëshin pronarë-oligarkë-pushtetarë. I ke kundër bizneset, gazetat, portalet, intelektualët e pushtetit, vakëfin, pjesë të shoqërisë civile, e kështu me radhë.StrugaLajmStrugaLajm

Kur i them këto, kam ndër mend opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që sajojnë e numërojnë gjithfarë argumentesh për t’u shfajësuar për mosveprimin apo dështimin e tyre. Në politikë vlen motoja: asgjë nuk është e pamundur, vetëm duhet ta duash.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...