Mickoski: Duhet patjetër të shpëtohen bizneset e kompanive

– Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e sotme për televizionin Sitel, theksoi se qeveria duhet të pranojë masa ekonomike që të shpëtohen bizneset, të punësuarit ta ruajnë punën dhe të mblohet vrima që do të shkaktohet në buxhetin që të mund i njëjti ta ruajë likuiditetin.

“Brenga ime është që të propozojmë sa më shumë masa, të luftojmë që ato masa nga kjo qeveri të pranohen , që të shpëtojmë sa më shumë jetë të njerëzve. Kjo e cila doli si pako e masave të cilat Qeveria i propozoi është më shumë fyese. Neve na duhet aksion në ekonomi, e jo grim. Çdo ditë apelojmë tani më shtatë, tetë ditë, pritja e përditshme nënkupton më shumë shpenzim për qytetarët, interes më i lartë të parave”, thotë Mickoski.

Mickoski theksoi se sot 12 mijë njerëz në dy fabrika mbesin në pushim vjetor, çka do të ndodh me ata të cilët janë të prekur veçanërisht në sektorin e turizmit, transportit, hotelierisë, ata janë mijëra qytetarë tanë.

“Shteti duhet menjëherë të mbulojë 50 për qind të shpenzimeve për çdo të punësuar, si paga ashtu edhe kontribute, por edhe ngrirje të kësteve ndaj bankave dhe huadhënësve, që të mund të shpëtohen bizneset, por edhe të ruhen të punësuarit në Maqedoni”, është shprehur Mickoski.

Ai shtoi se është shumë me rëndësi të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme, të ngrihen pagat e kësteve ndaj bankave dhe huadhënësve sepse kjo është mirë edhe për bankat, nuk do të kenë rezervime.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se është mirë që pushteti e ka pranuar masën e partisë që të shtyhet akontacioni për tatimin e përfitimit për muajin prill, maj dhe qershor, por është e nevojshme të pranohen të gjitha masat që të shpëtohen bizneset, të punësuarit, por edhe buxheti shtetëror.

In : Aktuale

Loading...
loading...