Mickoski:Babai i Zaevit ka vjedhur rrymë


Duke folur për temën e nepotizmit në duelin televiziv, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski shkëmbyen disa akuza për njëri tjetrin.

Zaev sulmoi Mickoskin duke i thënë se ka qenë asistent i babait të tij Ivan Mickovski në Fakultetin makinerik dhe se tek ai ka majgistruar dhe doktoruar.StrugaLajm

Mickoski konfirmoi se ka qenë i punësuar në fakultetin në kohën kur babai i tij ka ligjëruar, por ka shpjeguar se është zgjedhur me votim të fshehtë dhe se babai i tij nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e as në vlerësimin e punimeve të tij.StrugaLajm

“Po, në një moment i kam ndihmuar prindërit tim, nga i cili kam mësuar shumë. Edhe ju keni mësuar shumë nga babai i juaj, i cili ka qenë i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike”, tha Mickoski.

Zaev ka precizuar se kjo akuzë kundër babait të tij është hedhur poshtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...