Miliarderi rus i detyrohet ish-gruas 536 mln euro

Një llogari rekord për t’u divorcuar për një miliarder rus, i cili është i detyruar të japë 453 milionë sterlina (e barabartë me 536 milionë euro) për ish-bashkëshorten e tij. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë në Londër në fund të padisë ligjore mes të dyve, ai 61 vjeç dhe ajo 41, ku nuk janë bërë të ditur identitetet. Gruas i takon 41.5% e të gjitha “përfitimeve martesore” të çiftit. Thuajse nuk dihet asgjë për asnjë prej tyre. Miliarderi drejton një kompani naftë-nxjerrëse, ndërsa ish-bashkëshortja është me origjinë nga Evropa Lindore.


Loading...
loading...