Ministri e jep edhe një premtim për autostradën drejt Kërcovës!

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski  pret  dinamikë më të përforcuar për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, ku, siç thotë,  bëhen përpjekje që një pjesë e rrugës  nga Ohri në Vërbjan të hapet vitin e ardhshëm.

“Në pjesën e infrastrukturës rrugore vazhdoi ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër,  presim kjo të ndodh me dinamikë ende më të përforcuar sepse bëhet fjalë për projekt themelor,  por edhe në punët plotësuese të cilat ishin lëshuar. Ajo riparohet ashtu që presim  rritje serioze të përqindjes së realizimit. Afati është qershori i vitit 2021, bëhen përpjekje që një pjesë e autostradës të hapet vitin e ardhshëm dhe atë pjesa nga Ohri në Vërbjan”, tha Sugareski.

Ai përkujtoi në arsyet për shkak të së cilave erdhi deri te ngecja e punëve ndërtimore të autostradës, si për shkak të projekteve të këqia, por edhe skadimit të marrëveshjes  në janar të vitit 2019 që pamundësoi shfrytëzimin e mjeteve rezerve, diku rreth 200 milion euro.

“Kuvendi solli aneks të marrëveshjes për sigurim të  mjeteve plotësuese për ndërtim. Në ndërkohë negociatat me bankën “Eksim” u zhvilluan pa ndërprerë, luftuam për ato mjete që ishin  miratuar diku  në qershor të këtij viti. Përveç projektit bazë  është punuar edhe në projekte shtesë të lëshimeve që ishin bërë. Ajo që punohet janë  aktivitetet e projektit bazë. Me përgatitjen e riprojektimeve plotësisht  do të angazhohen persona,  konkretisht në rrëshqitjet e dheut. Dua të informoj se për momentin punohet, dhe atë me dinamikë të përforcuar,” shtoi ai.

Për çmimin e riparimit të autostradës Ohër-Kërçovë, Sugareski tha se për momentin  është jofalënderuese të parashikohet, por që bëhen përpjekje  sipas të gjitha bazave të bëhen kursime.

“Çmimet që i ka bërë qeveria paraprake me marrëveshjen parësore janë ndërruar. Janë parashikuar 411, pastaj 589 milion euro  me aneks të marrëveshjes. Ne nuk mund të konfirmojmë  se sa do të kushtojë deri në fund, pritjet e mia janë se do të kushtojë më pak.  Nëse janë parashikuar 226 milion euro me mjetet plotësuese për autostradën Milladinovc-Shtip, ndërtimi i tij në fund ka arritur rreth 180 milion. Bëjmë përpjekje për t’u bërë kursime sipas të gjitha bazave”, tha ai.

Në rajonin e Ohrit ministri paralajmëroi realizim të rikonstruimit të aksit rrugor nga hotel “Granit” deri në fshatin “Peshtani në aksin rrugor Ohër-Shën Naum, si dhe aksin rrugor magjistral Podmole-Strugë-Qafëthanë, por edhe rehabilitim të aksit rrugor nga Peshtani deri në Shën Naum.

“Punët ndërtimore nuk janë vetëm asfaltime, në to përkasin edhe aktivitetet përgatitëse siç bëhen për momentin në rrugën nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafëthanë. Më tutje do të realizohen të gjitha aktivitetet  që ajo rrugë të bëhet”, tha Sugareski  duke theksuar se në periudhën e fundit Qeveria dhe Ministria  investojnë jashtëzakonisht  në atë segment të infrastrukturës, jo në shpenzime joproduktive.

Sipas tij, resori i transportit shënon nivel të shkëlqyer të investimeve kapitale të realizuara. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e cila nuk është shfrytëzues buxhetor ka realizuar rreth 60 për qind,  gazifikimi është mbi 71 për qind, ka rritje në pjesën e hekurudhave, ka rreth 30 projekte  të lidhura për ujësjellësit dhe kanalizimet vetëm në pjesën përmes Ministrisë së Transportit, ashtu që presim deri në fund të vitit seriozisht të rritet realizimi,  ka informuar Sugareski i cili ka marrë pjesë në Simpoziumin e 18-të të Shoqatës për konstruktorë ndërtimesh të Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...